Buxhovi: Nuk ka pasur projekt për ndarjen e Kosovës

Aktuale

Buxhovi: Nuk ka pasur projekt për ndarjen e Kosovës

Më: 26 maj 2020 Në ora: 00:07
Jusuf Buxhovi

Historiani Jusuf Buxhovi ka thënë se nuk ka pasur projekt për ndarjen e Kosovës gjatë bisedimeve për një marrëveshje finale në mes të Serbisë dhe Kosovës.

“Nuk ka pasur projek të ndarjes së Kosovës gjatë bisedimeve Kosovë – Serbi”, është shprehur Buxhovi.

Tutje, Buxhovi tha se është keqpërdorur besimi amerikan.

“Këtu është keqpërdorur besimi amerikan duke thënë se Amerika po na bën dëm”, ka thënë Buxhovi.

“SHBA’të nuk kanë qenë kurrë kundër sovranitetit të Kosovës”.

Derisa një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë e quajti të domosdoshme.

“Një marrëveshje është e dobishme dhe e domosdoshme në mënyrë që t’i hapen rrugë shtetësisë së Kosovës”, shtoi Buxhovi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat