Sekretarja e PSD-së kritikon Albin Kurtin pasi shpërndau bakllava për stafin e qeverisë

Aktuale

Sekretarja e PSD-së kritikon Albin Kurtin pasi shpërndau bakllava për stafin e qeverisë

Nga: N. H Më: 26 maj 2020 Në ora: 19:21
Natyra Kuçi

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuqi, përmes një shkrimi në Facebook, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për mos respektimin e masave kundër Covid 19.

Ajo thotë se kryeministrin shpërndau bakllava për stafin e qeverisë së tij pa dorëza e maskë ani pse, për shkak të vendimit të tij, qytetarët janë dënuar.

Kuçi mes tjerash shkruan se për Kurtin demokracia është gjëja e fundit që ai dëshiron.

Ja shkrimi i saj:

Kurti shpërndanë bakllava për stafin e qeverisë së tij pa dorëza e maskë ani pse, për shkak të vendimit të tij, qytetarët janë dënuar kur kanë vepruar si Kurti.

Pandemia është karakterizuar me këso vendime arbitrare e kundërshtuese të qeverisë Kurti. Përderisa vetes i arsyeton gjithçka dhe përgatit terrenin për protesta me kërcënime ndaj çdokujt, për të tjerët pason vetëm dënimi kur veprojnë porsi Kurti.

Kur e mban veten në pozitën e të gjithëdijshmit e të vetmin figurë të së mirës e ke të lehtë t'i vendosësh të gjithë që nuk mendojnë si ti në anën e së keqes. Prandaj, kur Kurti flet për demokraci, ai në një mënyrë e përqesh atë me veprimet e tij sepse demokracia është gjëja e fundit që ai dëshiron ta ruaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat