Merret vendim për autobusët që vijnë nga qytetet e tjera në stacionin e Prishtinës

Aktuale

Merret vendim për autobusët që vijnë nga qytetet e tjera në stacionin e Prishtinës

Më: 27 maj 2020 Në ora: 09:22
Ilustrim

Pas kërkesës së vazhdueshme të Shoqatës së Transportuesve të Kosovës, Stacioni i Autobusëve në Prishtinë ka marrë një vendim lehtësues.

Të gjithë autobusët që peronizohen në Prishtinë, do të lirohen nga pagesa e deritanishme.

Krejt kjo për shkak të krizës së madhe që kanë patur kompanitë transportuese të autobusëve në Kosovë për shkak të pandemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat