Zëdhënësi i Borrellit kërkon rifillimin e dialogut pas normalizimit të situatës me COVID-19

Aktuale

Zëdhënësi i Borrellit kërkon rifillimin e dialogut pas normalizimit të situatës me COVID-19

Më: 27 maj 2020 Në ora: 20:33
Peter Stano

Zëdhënësi i shefit të diplomacisë së BE-së, Peter Stano ka deklaruar se për Bashkimin Evropian gjendja e status quo-s mes Kosovës dhe Serbisë është e papranueshme.

Ai për RTV Dukagjini ka thënë se vazhdimi i kësaj gjendje në dialog nuk është i qëndrueshëm dhe se dialogu duhet të rifillojë sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi që të normalizohet situata me pandeminë.

Sa i përket bashkëpunimit me të dërguarin special të SHBA-së për dialogun, Richard Grenell, zëdhënësi i Josep Borrell ka thënë se emërimi i Mirosllav Lajçak tregon rëndësinë që shtetet e BE-së i japin dialogut.

“Përfaqësuesi special është vazhdimisht në kontakt me të gjithë partnerët përkatës për të dëgjuar perspektivat, pritjet dhe shqetësimit e tyre, në mënyrë që dialogu të fillojë pa vonesë”, tha ai.

Duke folur rreth idesë për shkëmbim territoresh, Stano tha se marrëveshja finale Kosovë-Serbi duhet të jetë e pranueshme për rajonin dhe shtetet anëtare të BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat