Nitaj: Pse po hesht Vjosa Osmani?

Aktuale

Nitaj: Pse po hesht Vjosa Osmani?

Nga: A. J Më: 28 maj 2020 Në ora: 21:23
Vjosa Osmani

Muharrem Nitaj ish këshilltar i Ramush Haradinaj përmes një postimi në faqen e tij në facebook ka reaguar për pretendimet se Albin Kurti dhe të tjerë për hyrjen e paautorizuar ne departamentin e përgjimeve brenda Telekomit të Kosovës, duke thënë se është shqetësuese heshtja e Vjosa Osmanit e cila është edhe kryetare e Kuvendit.

Ai ka thënë se Osmani si kryeparlamentare, ka një përgjegjësi politike te vihet ne shërbim te mbrojtjes se te drejtave dhe lirive te qytetareve qe garantohen me Kushtetutën e Shtetit.

Postimi i plotë:

Eshte shqetesuese heshtja e Kryeparlamentares se Kuvendit te Kosoves lidhur me pretendimet per hyrjen e paautorizuar ne departamentin e pergjimeve brenda Telekomit te Kosoves, veprim qe cenon rende te drejtat dhe lirite e qytetareve dhe sigurine e shtetit, ndersa gjen kohe te reagoje per te gjitha zhvillimet qe mbeshtesin qendrimin politik te LVVs.

Ajo si kryeparlamentare, ka nje pergjegjesi politike te vihet ne sherbim te mbrojtjes se te drejtave dhe lirive te qytetareve qe garantohen me Kushtetuten e Shtetit.

E ka per detyre, qe te pakten te kerkoje hetim per alarmin e ngritur se dikush po e “spiunon” kete popull!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat