Ushtaraku Shqiptaro-Amerikan me akuza të rënda për Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën – përmend tradhtitë ndaj vendit

Aktuale

Ushtaraku Shqiptaro-Amerikan me akuza të rënda për Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën – përmend tradhtitë ndaj vendit

Nga: N. H Më: 29 maj 2020 Në ora: 18:43
Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi

Ushtaraku Shqiptaro-Amerikan, Muharrem Maralusha, përmes një postimi në Facebook, ka bërë akuza të rënda në drejtim të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai përvec që iu bënë me dije se nuk do të ketë koalicion me Listën Serbe, Maralusha shkon aq larg sa që kreut të LDK-së i thotë se do të hyjë në historinë shqiptare si një ndër tradhtarët më të mëdhenj të racës shqiptare.

Ndërsa, për presidentin e vendin, thotë se ky i fundit ka pranuar që Veriu i Kosovës t’i dhurohet Serbisë me kërkesën e sigurimit francez.

Ky reagim i ashpër i Maralushës, vije pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese.

Ja shkrimi i tij:

Image
Muharrem Maralusha

S’ka koalicion me ata që do ta formojnë qeverinë e ardhshme me dhunuesit serbë që ende mendojnë se shqiptarët janë njerëz të egër.

Isa Mustafa - ju keni me hy në historinë shqiptare si një ndër tradhtarët më të mëdhenj të racës shqiptare.

E për ju Hashim - ne e dimë se kush jeni, se ju keni hy në ketë ligë atë ditë kur pranuat që Veriu i Kosovës t’i dhurohet Serbisë me kërkesën e sigurimit francez qe ju ende mbani bashkëpunim pronar skllav.

Skllav jeni ju, e pronar është sigurimi francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat