Analistja e njohur: Presidenti ka rrejt!

Aktuale

Analistja e njohur: Presidenti ka rrejt!

Nga: N. H Më: 29 maj 2020 Në ora: 19:40
Hashim Thaçi

Njohësja e çështjeve politike, Luljeta Aliu, ka reaguar lidhur me raportimet se brenda PTK-së ndodhet edhe dhoma e përgjimeve.

Ajo përmes një shkrimi në Facebook, shkruan se presidenti Thaçi ka gënjyer, kur ka thënë se Xhelal Sveçla dhe Haki Abazi kanë hyrë në këtë dhomë (përgjimet).

“Nuk ka dhomë të përgjimeve ne PTK. Presidenti ka rrejt. Edhe prokurori Sylë Hoxha”, shkruan ajo në Facebook.

Ja shkrimi i saj:

Image
Lulejta Aliu

Të dashur qytetarë

Mbrëmë në Pressing tregova se "dhoma e përgjimeve" nuk është në PTK. Ajo është në polici. Por për ta vërtetuar këtë, më poshtë mund të bindeni vetë, se njësitë teknike (dhoma e pajisjeve) dhe monitoruese (pra përgjimet) janë fizikisht të ndara. Nuk ka dhomë të përgjimeve ne PTK. Presidenti ka rrejtë. Edhe prokurori Sylë Hoxha.

Mos besoni propaganda, pa i verifiku mirë. Se na kanë mbytë tu na rrejtë qe sa vjetë. Nëse na rrejnë hala, na mashtrojnë hala, faji është i joni, besa. E as mu anku nuk kemi të drejtë mo, nëse e lejojmë mashtrimin.

LIGJI Nr. 05/L -030 PËR PËRGJIMIN E KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE

....

Neni 8 Institucionet e autorizuara për të parashtruar kërkesë për përgjim të ligjshëm
1. Për qëllime të Procedurës Penale, Prokurori i Shtetit është institucioni i vetëm i autorizuar për të parashtruar kërkesë për përgjim të ligjshëm të komunikimeve elektronike pranë gjykatës kompetente
2. Institucionet e autorizuara për të propozuar kërkesë pranë Prokurorit të Shtetit për përgjim të ligjshëm për qëllime të procedurës penale janë: Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës dhe Inspektorati Policor i Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës, si dhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë - EULEX, sipas kompetencave të dhëna me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës

Neni 15 Sistemi i përgjimit

1. Sistemi i përgjimit është i përbërë nga dy pjesë të cilat nuk mund të funksionojnë në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra:
1.1. Njësisë ndërlidhëse; dhe
1.2. Qendrës monitoruese

Neni 16 Njësia ndërlidhëse
...
4. Autoriteti që administron Njësinë Ndërlidhëse i përgjigjet vetëm gjykatës dhe vepron vetëm në bazë të Urdhërit gjyqësor të ligjshëm. Pas pranimit të këtij Urdhëri, autoriteti i tillë mundëson dhe lehtëson në aspektin teknik procesin e përgjimit në Qendrat Monitoruese të vendosura në Policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.

Neni 18 Qendra Monitoruese
1. Qendra Monitoruese nënkupton infrastrukturën e ndarë të institucioneve të autorizuara në pikën 2 të këtij neni, të përcaktuar si destinacion i transmetimit për komunikimet e përgjuara dhe i të dhënave që lidhen me thirrjen e ndonjë caku të caktuar të përgjimit, dhe ku është e vendosur pajisja për monitorim dhe incizim.
2. Qendrat Monitoruese do të vendosen në Policinë e Kosovës për përgjimet e komunikimeve elektronike në kuadër të Kreun I për qëllime të procedurës penale dhe që përfshinë të gjitha institucionet e autorizuara me ligj dhe do të vendosen në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë për përgjimet e komunikimeve elektronike në kuadër të Kreun II për nevojat e sigurisë së Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj. Njësitë monitoruese duhet të posedojnë një softuer dhe sistem teknik që garanton ruajtjen e gjurmëve të plota mbi përdorimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat