Rrezikohet Qeveria Hoti: Përçarje e madhe brenda LDK-së

Aktuale

Rrezikohet Qeveria Hoti: Përçarje e madhe brenda LDK-së

Më: 1 qershor 2020 Në ora: 13:55
LDK

Gjykata Kushtetuese e cilësoi si të rregullt dekretimin që Presidenti i vendit Hashim Thaçi ia bëri Avdullah Hotit për të krijuar Qeverinë.

Por, si duket, LDK dhe mandatari i saj i dekretuar nga Presidenti, tani ka një problem shumë më të madh se sa tejkalimin e kësaj situate nga Gjykata Kushtetuese.

Tash telashet janë brenda partisë së Isa Mustafës, ku një grup i të “pakënaqurve”, kanë filluar “rebelimin”, pasi janë paracaktuar emrat për drejtuesit e ministrive nga kjo parti.

Kështu kanë bërë të ditur burimet të sigurta, nga partia e Isa Mustafës.

Derisa kjo parti pa ndonjë telashe thanë që ishin dakorduar me AAK-në, NISMA-n e Listën Serbe për të krijuar ekzekutivin, kaq e lehtë nuk po është edhe me zyrtarët brenda saj.

Nga burime të mirëinformuara, media merr vesh se ka filluar përçarje e madhe brenda partisë së Isa Mustafës.

Ky burim për Infokus ka thënë se përçarja e madhe ka filluar shkaku i emrave të ministrave.

Nëpër media, ditë më aprë qarkulluan edhe emrat e zyrtarëve të LDK-së që do të kenë poste në Qeverinë Hoti.

Driton Selmanaj u tha të jetë zëvendëskryeministër, ndërsa Vlora Dumoshi do të vazhdoj të qëndroj në krye të ministrisë së Kulturës.

Agim Veliu do të kthehet në ministrinë e Punëve të Brendshme, prej ku u shkarkua nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Ndërsa, Anton Quni, do të vazhdoj të jetë ministër i Mbrojtjes nëse kjo ministri nuk i shkon AAK-së.

E ajo çka është vërejtur, është se Hykmete Bajrami nuk do të qëndroj në ministrinë e Arsimit, por do të kaloj në atë të Financave.

Derisa, Lumir Abdixhiku, nuk do të jetë fare ministër.

Ministrinë e Infrastrukturës pritet ta udhëheqë Arban Abrashi.

Abdixhiku njihet si përkrahës i kryeparlamentares dhe kryetarës së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, e cila edhe publikisht ka shprehur pakënaqësitë e thella me lidershipin e LDK-së.

Madje, zyrtarë të lartë të partisë së Mustafës edhe kanë thënë që Osmani më nuk do të duhej të jetë pjesë e partisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat