Veseli ngushëllon familjet e minatorëve, kërkon hetim për rrethanat e vdekjes

Aktuale

Veseli ngushëllon familjet e minatorëve, kërkon hetim për rrethanat e vdekjes

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 15:00
Kadri Veseli

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka ngushëlluar familjet e dy minatorëve që humbën jetën në minierën e Artanës.

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Veseli ka kërkuar hetim për rrethanat e vdekjes së minatorëve.

Deklarata e plotë e Kadri Veselit:

Ngjarje e rëndë tragjedia në minierën e Artanës ku humbën jetën dy minatorë. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet që humbën më të dashurit e tyre. Në këto momente të vështira jemi afër të gjithë minatorëve të prekur dhe të afërmëve të tyre të cilët kanë përjetuar këtë dhimbje. Të hetohen dhe sqarohen sa më parë rrethanat e kësaj tragjedie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat