Fitim Pacolli, vëllai i deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka thënë se aktivisti i VV-së gjendjet në QKUK si shkak i gjendjes së rëndë shëndetësore.
Ai në postimin e tij në Facebook, ka treguar si ka ndodhur ngjarja pasi që ishte së bashku me Veron Hasanin.
Postimi i plotë:
Unë isha së bashku me Veron Hasanin në një vend publik, në shesh duke ecur rrugës për në shtëpi. Veroni përgjatë rrugës nga Kuvendi, kur i ashtuquajturi President mbante konferencë, u shpreh me zë të lartë "Hajna", dhe në atë moment njerëzit e Thaçit në prani të policisë e kidnapuan në mënyrë vulgare.
Veroni për momentin gjendet në QKUK si shkak i gjendjes së rëndë shëndetësore. #liripërVeronin