Drejtori i shkarkuar nga Haskuka: Koalicioni lokal u prish sot si pasojë e mocionit në qendër

Aktuale

Drejtori i shkarkuar nga Haskuka: Koalicioni lokal u prish sot si pasojë e mocionit në qendër

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 23:26
Fatmir Memaj

Fatmir Memaj është njëri nga katër zyrtarët e LDK-së, të cilët i shkarkoi sot Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Ai ka thënë se Haskuka sot i ka thirrur në një takim atë, nënkryetarin Eshref Memaj dhe dy drejtorët tjerë, Fejzë Kabashi dhe Egzon Elshani ku ua ka kumtuar lajmin se ndërpret bashkëpunimin me ta.

“Njoftimi ka qenë se ka humbur kuptimi i koalicioni si pasojë e mocionit të thirrur ndaj Vetëvendosjes në qendër”, ka thënë Memaj.

“Ka pasë presione nga qendra e VV-së në qendër dhe aktivistëve dhe si pasojë e kësaj logjike i ka humbur kuptimi koalicionit. Ishim në takim, ishte korrekt. I kemi ofruar gatishmërinë tonë për shkak të traditës. Jemi të gatshëm ta bëjmë pranim dorëzimin e detyrave”.

“Ka qenë marrëveshje politike dhe si e tillë që e ka fillimin e ka edhe mbarimin. Kryetari ka të drejtë të shkarkojë drejtorët tij dhe të emërojë drejtorë të tjerë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat