Erdogani uron kryeministrin Hoti për marrjen e detyrës - Bota Sot
Erdogani uron kryeministrin Hoti për marrjen e detyrës

Aktuale

Erdogani uron kryeministrin Hoti për marrjen e detyrës

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 15:04
Rexhep Tajip Erdogan

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka pranuar një telegram urimi nga Recep Tayyip Erdoğan, President i Turqisë, njofton zyra e Kryeministrit.

Në telegramin e urimit, Erdogan i ka uruar sukesese, Kryeministrit të ri duke i thënë se Turqia do të vazhdojë ta mbështesë.

“Në emrin tim dhe të popullit tim, me ndjenjat më të përzemërta ia uroj Shkëlqesisë suaj marrjen e postit të Kryeministrit pas votimit të mbajtur sot në Kuvendin e Kosovës. Ju uroj suksese në misionin tuaj të ri. Turqia edhe më tutje do të vazhdoj të ju mbështesë në punët tuaja të cilat do ti realizoni  për një Kosovë të fortë dhe të prosperuar”, thuhet në telegramin e urimit.

Telegrami i urimit i Presidentit të Turqisë:
 
I nderuar Kryeministër,
 

Në emrin tim dhe të popullit tim, me ndjenjat më të përzemërta ia uroj Shkëlqesisë suaj marrjen e postit të Kryeministrit pas votimit të mbajtur sot në Kuvendin e Kosovës.
 
Ju uroj suksese në misionin tuaj të ri. Turqia edhe më tutje do të vazhdoj të ju mbështesë në punët tuaja të cilat do ti realizoni  për një Kosovë të fortë dhe të prosperuar.
 
Solidariteti midis vendeve tona ka fituar rëndësi në luftën kundër pandemisë COVID-19 e cila ka kapluar tërë botën. Shpresoj që furnizimet mjekësore, të cilat i kemi dërguar kanë kontribuar në luftën e Kosovës kundër pandemisë COVID-19. Ju përcjell ngushëllimet e mia për vëllezërit tanë kosovarë që humbën jetën për shkak të pandemisë ndërsa të prekurve u uroj shërim sa më të shpejtë.
 
Besoj se marrëdhëniet tona bilaterale, rrënjët e të cilave shtrihen në lidhjet miqësore dhe vëllazërore, do të zhvillohen më tej dhe me këtë rast, unë riafirmoj dëshirat e mia më të mira për shëndetin dhe lumturinë e Shkëlqesisë Suaj, si dhe mirëqenien dhe prosperitetin e popullit mik dhe vëlla të Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat