Profesori i njohur ka një pyetje publike për Ramush Haradinajn

Aktuale

Profesori i njohur ka një pyetje publike për Ramush Haradinajn

Nga: N. H Më: 6 qershor 2020 Në ora: 16:18
Ramush Haradinaj

Profesori e opinionisti i gazetës “Bota sot”, Sulejman Mehazi, përmes një shkrimi të dërguar në adresën e gazetës “Bota sot”, ka bërë një pyetje publike për ish-kryeministrin Haradinaj.

Mehazi pyet Haradinajn se çfarë u bë me zotimin e taksave serbe.

Ai në shkrimin e tij thotë se për Haradinajn më e vlefshme paska qenë pjesëmarrja e partisë së tij në Qeverinë e Hotit, sesa taksat serbe.

Ja shkrimi i tij:

Sulejman Mehazi

Pyetje Haradinajt!

Pyesim Haradinajn çfarë u bë me zotimin e taksave serbe?, shihet se për ju më e vlefshme paskërka qenë pjesëmarrja e partisë suaj në Qeverinë e Hotit sesa taksat serbe.
Ke humbur fare e zëri nuk të dëgjohet për taksat serbe e reciprocitetin?
Kujdes i nderuar Haradinaj, lakmia për pushtet të ka dëmkosur e të ka turpëruar rëndë, me Çakorrin, me taksat serbe e gjatë dialogut me Serbinë do jeni pjesëmarrës i humbjes së Mitrovicës së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat