Bislimi: Kaq shumë vendime të këqija dhe kaq shumë dëm për vetëm dy ditë qeverisje - Bota Sot
Bislimi: Kaq shumë vendime të këqija dhe kaq shumë dëm për vetëm dy ditë qeverisje

Aktuale

Bislimi: Kaq shumë vendime të këqija dhe kaq shumë dëm për vetëm dy ditë qeverisje

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 22:56
Besnik Bislimi

Ish-ministri i Financave, Besnik Bislimi, ka reaguar pas heqjes së reciprocitetit karshi Serbisë, i cili tha se vendimet e një mendësie të dominuar nga arroganca, indiferenca ndaj fakteve dhe mosinteresimi për të mësuar nga gabimet.

Përmes një postimi në Facebook, Bislimi tha se Qeveria Koti e shtoi sot edhe një “vendim të guzimshëm”, të ngjashëm me “guximin” e Thaqit, Mustafës e Haradinajt për fusnotë, zajednicë e demarkacion.

” Qeveria Koti sot publikisht kërkoi falje për pengesat që i paska bërë Kosova deri më tani për vazhdimin e dialogut dhe u zotua se do bëjë të pamundurën që sa më parë të ulen me Serbinë në tavolinë të bisedimeve. Na bëri me dije që kthimi i shpejtë në dialog qenka në interes të Kosovës, sepse Serbia qenka e gatshme qëmoti për ta njohur Kosovën edhe atë në kufijtë ekzistues”, ka shkruar Bislimi.

Ai shtoi se ” Kaq shumë vendime të këqija dhe kaq shumë dëm për vetëm dy ditë qeverisje, nuk është vetën produkt i injorancës dhe dorëzimit komplet “

Postimi i plotë:

VENDIMET E NJË MENDËSIE TË DOMINUAR NGA ARROGANCA, INDIFERENCA NDAJ FAKTEVE DHE MOSINTERESIMI PËR TË MËSUAR NGA GABIMET

Qeveria Koti e shtoi sot edhe një “vendim të guzimshëm”, të ngjashëm me “guximin” e Thaqit, Mustafës e Haradinajt për fusnotë, zajednicë e demarkacion. Qeveria Koti sot publikisht kërkoi falje për pengesat që i paska bërë Kosova deri më tani për vazhdimin e dialogut dhe u zotua se do bëjë të pamundurën që sa më parë të ulen me Serbinë në tavolinë të bisedimeve. Na bëri me dije që kthimi i shpejtë në dialog qenka në interes të Kosovës, sepse Serbia qenka e gatshme qëmoti për ta njohur Kosovën edhe atë në kufijtë ekzistues.

Poashtu e konfirmoi që vendimet e saj po i merr jo nga bindja se po i bëjnë mirë vendit, por që po koordinohen me miqtë ndërkombëtarë. Nuk ka dert që vetë termi “masë reciprociteti” nënkupton që je duke vepruar si reagim për masa të ngjashme nga pala tjetër. Dhe nuk ka dert që palës tjetër apriori ia njeh të drejtën që të vazhdojë e papenguar me masat e saj kundër Kosovës. Njësoj si mosbrengosja që heqja dorë vullnetarisht nga reciprociteti është ekuivalente me heqjen dorë vullnetarisht nga të qenët i barabartë dhe sovran.

Kaq shumë vendime të këqia dhe kaq shumë dëm për vetëm dy ditë qeverisje, nuk është vetën produkt i injorancës dhe dorëzimit komplet. E as i ndonjë ngutie të mirë argumentuar. Është më tepër tendencë për pezmatim të atyre përmasave në popull që do provokonin incidente, pa të cilat ja që s’po mund të ecën përpara projekti serb i ndarjes së vendit.

Ajo që po vërehet shumë haptazi është që ky projekt më shumë se i LDK-së apo qeverisë Koti, po del të jetë projekt i vetë PDK-së së Thaqit. Këtë më së miri e dëshmoi vetë Thaqi, me përpjekjet e tij të para dhe pas mesnatës për të siguruar vota nëpër partitë e tjera, vetëm e vetëm që të krijojë percepcionin e ruajtjes së PDK-së nga çfarëdo asociimi me këtë qeveri të turpit. E Hoti vetëm ka qenë dhe vazhdon të jetë instrumenti i përkryer, që vullnetarisht ofron për eksploatim paditurnë dhe ambicien e tij të sëmurë për titull (e pse jo edhe për premtimin e rremë për ndonjë nominim për çmimin nobel për paqe)./

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat