6 raste me koronavirus, Ministri Zemaj ka një thirrje për qytetarët e Kosovës - Bota Sot
6 raste me koronavirus, Ministri Zemaj ka një thirrje për qytetarët e Kosovës

Aktuale

6 raste me koronavirus, Ministri Zemaj ka një thirrje për qytetarët e Kosovës

Nga: G.B Më: 9 qershor 2020 Në ora: 21:34
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se sonte kemi një rezultat premtues nga ana e IKSHPK-së, ku kemi vetëm 6 raste pozitive me COVID19, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, pavarësisht kësaj, ai ka bërë thirrje që qytetarët të vazhdojnë me disiplinë të lartë në zbatimin e masave të ndërmarra nga Qeveria dhe rekomandimet e IKSHPK-së.

Zemaj ka thënë se kujdesi jonë parandalon shtimin e rasteve të reja dhe kështu shkojmë drejt shqyrtimit të masave të tjera lehtësuese.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Të dashur qytetarë,
Sonte morrem një rezultat premtues nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku nga 294 mostra të analizuara kanë rezultuar sot pozitive vetem 6 raste.

Pavarësisht kësaj, ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës, institucioneve publike dhe private që të vazhdojmë me disiplinë të lartë në zbatimin e masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës dhe rekomandimeve të IKSHPK, me qëllim që të parandalohet përhapja e virusit.

Të jemi të kujdesshëm në zbatimin e masave mbrojtëse, ky kujdes i joni parandalon shtimin e rasteve të reja dhe është jetik për ta ruajtur shëndetin e njëri-tjetrit, ndersa derisa shtojmë kujdesin, shkojmë drejt shqyrtimit të masave tjera lehtësuese.

Se bashku ia dalim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat