Reagon Shpend Ahmeti pas 13 rasteve të reja me Covid 19 në Prishtinë

Aktuale

Reagon Shpend Ahmeti pas 13 rasteve të reja me Covid 19 në Prishtinë

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 19:08
Shpend Ahmeti

Pas 13 rasteve pozitive të konfirmuara sonte me Covid 19 në Prishtinë, ka ardhur reagimi i Shpend Ahmetit.

Ahmeti ka theksuar se ky numër ka qenë i pritshëm pas dhjetë rasteve që kanë rezultuar ditën e dielë.

Ai tutje ka bërë thirrje që të ruhet distanca dhe mbahen maskat.

Postimi i plotë:

29 raste të reja e 13 raste në Prishtinë. E pritshme. Pas 10 rasteve të reja të dielen keto tre ditë janë testuar mbi 200 kontakte të këtyre personave. Testimet janë bo tre ditë rresht dhe realisht kemi pritur numër edhe më të madh. Tani vetëizolim dhe ndalesë e përhapjes.

Lajm i mirë, që fëmijët e çerdheve janë testuar negativ. Kjo na lejon që çerdhet Lulevera dhe Buzëqeshja të rihapen pa klasët e testuara.

Situata është e menaxhueshme. Ju lutemi për distancë dhe maska.

#mosdilpamaske

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat