Hoti në ditën e Çlirimit: Ditë e veçantë, falënderues nga miqtë ndërkombëtarë për lirinë që gëzojmë sot

Aktuale

Hoti në ditën e Çlirimit: Ditë e veçantë, falënderues nga miqtë ndërkombëtarë për lirinë që gëzojmë sot

Nga: G.B Më: 12 qershor 2020 Në ora: 09:10

Për nder të 21-vjetorit të çlirimit të Kosovës, kryeministri Avdullah Hoti i shoqëruar nga kabineti i tij qeveritar ka bërë homazhe te shtatorja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, më pas, është ndalur te memorial i ushtarëve të rënë të NATO-s, ndërsa në fund edhe te shtatorja e heroit “Zahir Pajaziti”

Para gazetarëve ai tha se kjo është një ditë e veçantë dhe shumë e rëndësishme, sepse secili kemi parasysh entuziazmin dhe emocionin që e kanë përjetuar qytetarët e Kosovës, kur trupat e NATO-s futeshin në Kosovë, duke shtuar se kjo është memoria më e mirë kombëtare që duhet ta mbajmë gjithmonë afër vetes dhe duhet të jemi falënderues për mbështetjen e jashtëzakonshme që kemi pasur nga partnerët tanë ndërkombëtarë për lirinë që sot e gëzojmë, përcjell Bota sot.

"Sot bashkë me kabinetin qeveritar bëmë homazhe në këto tre vende, simbolikë të rezistencës, luftës në Kosovë dhe sakrificës së popullit të Kosovës. Është ditë e veçantë si plot ditë tjera të rëndësishme për Kosovën, por kjo e sotme është vërtet e veçantë sepse këtë ditë secili prej neve e kemi parasysh entuziazmin dhe emocionin që e kanë përjetuar qytetarët e Kosovës, në ato ditë të qershorit, ndërkohë që trupat e NATO-s futeshin në Kosovë. Ajo është memoria e jonë si qytetarë, memoria jonë kombëtare që duhet ta mbajmë gjithmonë afër dhe të jemi falënderues për mbështetjen e jashtëzakonshme që kemi pasur nga partnerët tanë ndërkombëtarë për lirinë që sot e gëzojmë", ka deklaruar Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat