Rikthimi i virusit: Ndërpritet mësimi i rinisur për klasat e nënta

Aktuale

Rikthimi i virusit: Ndërpritet mësimi i rinisur për klasat e nënta

Më: 12 qershor 2020 Në ora: 19:22
Foto ilustrim

Ministria e Arsimit ka marrë vendim që ta ndërprejë mësimin e rinisur për klasët e nënta, pas rikthimit masiv të rasteve me coronavirus në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur sot ministri i Arsimit, Shkencës, teknologjisë dhe Inovacionit, Ramë Likaj.

Ai tha se kjo do të vazhdojë deri në njoftimin për vendimin e radhës nga MASHT-i.

Sot në Kosovë janë regjistruar 58 raste të reja me koronavirus. Kështu ka njoftuar drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani në konferencë për media pas vizitës së kryeministrit Hoti me ministrin e shëndetësisë, Armend Zemaj dhe atë të Arsimit, Ramë Likaj në këtë institut.

Gjithashtu, kryeministri Hoti bëri me dije për qytetarët se nëse vazhdon mos-respektimi i rekomandimeve, atëherë vendi do t’i kthehet izolimit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat