Aeroporti i Prishtinës do të hapet vetëm pas një rekomandimi pozitiv nga IKSHPK

Aktuale

Aeroporti i Prishtinës do të hapet vetëm pas një rekomandimi pozitiv nga IKSHPK

Më: 13 qershor 2020 Në ora: 17:14
Foto ilustrim

Autoriteti i Aviacionit Civil ka lëshuar një komunikatë që ka të bëj me hapjen e Aeroporit Ndërkombëtar të Prishtinës.

Në njoftimin dërguar mediave, thuhet se Autoriteti i Aviacionit Civil dhe Ministria e Infrastrukturës janë duke bërë përgatitjet dhe vlerësimet e fundit për  hapjen e Aeroportit.

“Njoftohen të gjithë operatorët ajrorë, udhëtarët dhe palët tjera të interesuara se Autoriteti i Aviacionit Civil, në koordinim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe në bashkëpunim me institucionet tjera përgjegjëse janë duke bërë vlerësimet dhe përgatitjet e duhura për hapjen e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës për fluturime ajrore, duke u siguruar se të gjitha rekomandimet e dala nga protokolli ndërkombëtar i sigurisë për mbrojtjen e shëndetit në aviacion do të zbatohen”, thuhet në njoftim.

Megjithatë, në bazë të asaj që ka thënë Autoriteti i Aviacionit, pritet vlerësimi i IKSHPK-së për të marrë një vendim në lidhje me këtë çështje.

“Pritet vlerësimi nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në lidhje me situatën aktuale shëndetësore me COVID-19 dhe në momentin e një rekomandimi pozitiv nga ky Institut, Ministria e Shëndetësisë në koordinim me Ministrinë e Infrastrukturës do t’i propozojnë për vendimmarrje Qeverisë hapjen e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës për fluturime të rregullta”, thuhet në fund.

Kujtojmë se Aeroporti i Prishtinës ka ndërmarrë disa masa të cilët udhëtarët janë të obliguar t’i zbatojnë në terminale.

Këto masa janë bërë publike javën që po lëmë pas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat