Për katër vite rresht Thaçi dhe Vuçiq premtuan zgjidhje të dhimbshme

Aktuale

Për katër vite rresht Thaçi dhe Vuçiq premtuan zgjidhje të dhimbshme

Nga: N.Sh. Më: 16 qershor 2020 Në ora: 10:19
Hashim Thaçi dhe Aleksander Vuçiq

Analisti politik Arbër Gashi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se për katër vite rresht presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai serbë Aleksandër Vuçiq kanë premtur zgjidhje të dhimbshme, njëri për Kosovë e tjetri për Serbi.

Sipas tij, me këtë politikë ata i shërbyen planit të përbashkët për mbajtjen e pushtetit në Kosovë dhe Serbi.

“4 vite rresht, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç kanë premtuar zgjidhje të dhimbshme, njëri për Kosovën, tjetri për Serbinë. Me këtë politikë, ata i kanë shërbyer planit të përbashkët për mbajtjen e pushtetit në Kosovë dhe Serbi. Për më tepër, ata kanë arritur ta menaxhojnë në mënyrë efektive pakënaqësinë opozitare dhe ta kanalizojnë energjinë e saj në dobi të interesave të tyre”, shkruan Gashi përcjell gazeta “Bota sot”.

Sipas tij, më 27 qershor 2020 përfundon kjo periudhë e mbështetjes së ndërsjellë dhe marrëdhënjet në rajon e më gjerë do e marrin peshqesh një kornizë të re.

“Se në cilin kosh do përfundojnë ëndërrat shqiptare e kemi dëshmuar me investimin e përbashkët 21 vjeçarë. Unë besoj e shpresoj vetëm te puna që kemi bërë ne, nacionalistët shqiptarë jashtë atdheut, dhe nuk besoj aspak te largpamësia e të ashtuquajturës politikë aktuale vendore. Shkaqet e këtij mosbesimi i di secili shqiptarë i Dardanisë, e sidomos ata që vendlindjen tonë e shndërruan në sovjetrepublikë, provincë shqiptarofobe, filialë të TIKA-s dhe milet të Dyanetit”, pohon ai.

Ai shton se,ky konstatim nuk e paragjykon kryeministrin aktual, z. Hoti, por i bënë me dije secilit se në çfarë pozite inferiore e ka sjellë misionin e kryeministrit të ri çmenduria socialiste dhe ajo beduine.

“Asnjë përfaqësues i koalicionit socialisto-beduin nuk do e mbrojë interesin tonë kombëtar më 27 dhe 28 qershor. Megjithatë, pas fitoreve tona diplomatike dhe ushtarake, do bëjnë ç'është e mundur të përfitojnë edhe përfaqësuesit e kësaj sëmundje të rëndë ideologjike. Kryeministrit Hoti i garantoj sukses, nëse në kuadër të delegacionit negociatorë do të ftonte përfaqësuesit e nacionalistëve në mërgim”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat