Zemaj takohet me Reshitajn, flasin për masat parandaluese kundër koronavirusit

Aktuale

Zemaj takohet me Reshitajn, flasin për masat parandaluese kundër koronavirusit

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 11:49
Foto nga takimi

Ministri Shëndetësisë Armend Zemaj ka pritur sot në takim një delegacion të Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Republikës së Kosovës, drejtuar nga kryetarja e komisionit, Albena Reshitaj.

Siç njofton kumtesa, Reshitaj si përfaqësuese e komisionit e ka përgëzuar për detyrën e re dhe ka ofruar përkrahje për ministrin Zemaj.

Ajo veçanërisht ka shprehur mbështetjen e nismës së ministrit për t’iu ofruar vende pune specialistëve të papunë, si dhe hapjen e konkurseve për specializim për mjekët e rinj.

Ndër të tjera në këtë takim është biseduar edhe për masat parandaluese kundër pandemisë Covid-19.

Ministri Zemaj ka ofruar gatishmëri për bashkëpunim, transparencë dhe llogaridhënie rreth zbatimit e politikave dhe funksionimit të Ministrisë së Shëndetësisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat