Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se ka vend për shqetësim me rritjen e numrit të të infektuarve, por jo edhe për masa të ashpra.
Ai po thotë se luftimi i pandemisë duhet të bëhet me respektimin e rekomandimeve të ekspertëve shëndetësorë dhe manualit që ka nxjerrë Ministria e Shëndetësisë.
“Vend për shqetësim ka dhe shtimi për kujdes duhet të jetë edhe më shumë. Paniku nuk duhet të përdoret si mjet për të luftuar pandeminë, por respektimi i masave sipas udhëzimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike është më shumë se domosdoshëm”.
Zemaj në Sytë 7 tha se faji për rritjen e numrit të të prekurve është te vetë qytetarët.
E keqja është moskujdesi se pandemia nuk ishte deklaruar e përfunduar. E kishim një lirim të masave që njerëzit pas një kohe të gjatë të mbyllur, e kuptuan si një mundje për dy-tri ditë, e fituan lirinë e plotë dhe harruan se virusi është në mesin tonë”.
“Edhe institucionet kaluan në një stad tjetër, të zhvillimit institucional nuk filluan të respektojnë masat. Takimet, tubimet e pakontrolluara tash ka dalë në sipërfaqe inkubimi dhe për IKSHPK-në dhe MSH-në është e pritshme, por duke dhënë maksimumin për të menaxhuar që tash e kemi në fuqi edhe manualin që janë të obliguar të gjitha institucionet t’i zbatojnë”.
“Jemi duke punuar për rritjen e kapaciteteve edhe të monitorimit edhe të inspektimit janë disa rezultate dy ditët e fundit, besoj që edhe vetëdijësimi ka ndodhur, por edhe dueht të ndodhë sepse kemi shtim të numrit”.