​Qeveria e Kosovës voton rishikimin e buxhetit për 2020

Aktuale

​Qeveria e Kosovës voton rishikimin e buxhetit për 2020

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 16:52
​Qeveria e Kosovës

Kabineti i Qeverisë Hoti sot ka votuar rishikimin e buxhetit për vitin 2020.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami derisa paraqiti rishikimin e buxhetit tha se nuk kanë larguar asnjë projekt fillestar, dhe se kursimet e identifikuara do të kthehen në proceset e ardhshme buxhetore që siç tha ajo, mjetet nuk do të humbin.

“Në vitin 2020 presim të kemi një rënie ekonomike prej 3% me terma real ndërsa në ato nominal rënia prej të jetë rreth 2%. Sipas projeksionit të Bankës Botërore këto në fakt do të jenë edhe më të larta”, tha ajo.

Bajrami shtoi se të hyrat buxhetore më 2020 në total mbi 1 miliard e 788 milionë euro, pritet të ketë një rënie prej 5 për qind, teksa me kthimin e rritjes ekonomike pritet që në vitin 2021 të ketë rritje të të hyrave.

“Shpenzimet buxhetore presim që të jenë 2 miliardë e 620 milionë. Deficiti i buxhetit pritet të jetë 6.5 për qind e bruto produktit vendor”, tha Bajrami.

Ajo tha se me rishikimin e buxhetit do të mundësohet zhvillimi ekonomik gjithëpërfshirës dhe i qëndrueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat