Hasuka kërkon zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit

Aktuale

Hasuka kërkon zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit

Nga: E.R Më: 18 qershor 2020 Në ora: 11:28
Mytaher Haskuka Albin Kurti

Kryetari i Prizerenit Mytaher Haskuka tregoi se kanë vizituar shtëpinë muze të tij në Krushë të Madhe së bashku me kryetarin e VetëVendosjes Albin Kurti.

Ai theksoi se,‘’ Për fat të keq, edhe sot pas 21 vitesh, nuk dihet asgjë për fatin e Ukshin Hotit, Shteti i Kosovës duhet të bëjë çmos për zbarjdhen e sa më të shpejtë të fatit të Ukshin Hotit, si dhe të të zhdukurve të tjerë ‘’.

Postimi i tij i në Facebook:

Dje, në ditëlindjen e 77-të të Ukshin Hotit, së bashku me kryetarin Albin Kurti dhe delegacionin nga Lëvizja Vetëvendosje vizituam shtëpinë muze të tij në Krushë të Madhe.

Për fat të keq, edhe sot pas 21 vitesh, nuk dihet asgjë për fatin e Ukshin Hotit, aktivist, patriot e intelektual i shquar, i cili u zhduk pas vuajtjes së burgimit të tretë për shkak të angazhimit të tij kundër sitemit të regjimit serb në Kosovë.

Shteti i Kosovës duhet të bëjë çmos për zbarjdhen e sa më të shpejtë të fatit të Ukshin Hotit, si dhe të të zhdukurve të tjerë! Ai do të vazhdojë të mbetet i gjallë në mendjen dhe zemrat tona, duke u bërë shembull për frymën e atdhedashurisë dhe kombëtarizmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat