I jepet lamtumira e fundit aktivistit të Nismës, Limaj: Ishte aktivist i jashtëzakonshëm

Aktuale

I jepet lamtumira e fundit aktivistit të Nismës, Limaj: Ishte aktivist i jashtëzakonshëm

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 17:17
Foto

Kreu i Nismas Socialdemokrate Fatmir Limaj ka qenë sot pjesë e ceremonisë së varrimit të aktivistit të tyre, Albert Krasniqi.

Limaj është shprehur se qe e vështirë ta përcjellin Krasniqin në banesën e tij të fundit, dhe se ishte aktivist i jashtëzakonshëm.

”Shumë e vështirë për të gjithë ne, t’i jepnim sot lamtumirën e fundit Albertit, një djali shembullor, aktivistit tonë të jashtëzakonshëm. Na le shpejt, Albert!

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Krasniqi dhe gjithë miqve të tij.

Dritë të pastë shpirti, Albert!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat