Abazi vazhdon me kritika ndaj SHBA-ve, thotë se Grenell zgjodhi njerëz që pranuan t’i bëhen bisht Thaçit në agjendën e tij

Aktuale

Abazi vazhdon me kritika ndaj SHBA-ve, thotë se Grenell zgjodhi njerëz që pranuan t’i bëhen bisht Thaçit në agjendën e tij

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 23:00
Haki Abazi

Ish-zëvendëskryeministri Haki Abazi i është përgjigjur deklaratave të emisarit special Richard Grenell, se Albin Kurti si shef i Qeverisë kishte politikë në kundërshtim me atë të Shteteve të Bashkuara.

Në një prononcim Haki Abazi ka thënë se Qeveria Kurti ka qenë plotësisht e hapur të bashkëpunonte me qeverinë amerikane.

”Është e qartë që Qeveria Kurti ka qenë plotësisht e hapur e përgatitur për të punuar me qeverinë amerikane”.

Megjithatë sipas tij ishte Richard Grenell ai që zgjodhi në takimin e Berlinit të bashkëpunonte me njerëz të cilët kishin pranuar t’i bëhen bisht Presidentit Hashim Thaçi për planet e tij.

”Por Grenell ka zgjedhur që nga takimi me Agim Veliun, Avdullah Hotin e Skender Hysenin në Berlin – që të gjejë një formë tjetër përmes njerëzve të cilët kanë pranuar t’i bëhen bisht Thaçit në agjendën e tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat