Gani Geci pak flet për Vjosa Osmanin, paralajmëron padi për...

Aktuale

Gani Geci pak flet për Vjosa Osmanin, paralajmëron padi për...

Nga: N.Sh Më: 22 qershor 2020 Në ora: 14:36
Gani Geci, Isa Mustafa dhe Vjosa Osmani

Ish-deputeti i Kosovës, Gani Geci nuk e ka komentuar largimin e Vjosa Osmanin që iu bë dy ditë më parë nga LDK-ja.

Geci ka paralajmëruar disa portale që kanë shkruar për Gani Gecin, këto ditët e fundit pas largimit të Vjosa Osmanit.

Ai thotë se, nuk ka shkruar as edhe një shkronjë të vetme për këtë çështje edhe pas interesimit të medieve.

“Konsideroj se kjo çështje i takon vetëm strukturave të LDK -së dhe unë nuk kam asnjë funksion brenda strukturave dhe hierarkisë në LDK mua votimet për dhe kundër anëtarëve te familjes mu nuk me pelqejn kërkoj nga portalet që së pari të verifikojnë burimin emrin dhe mos të dezinformojnë opinionin me tituj të rrem dhe të pa verifikuar duke botuar shkrime shabllon që unë nuk i kam shkruar”, thotë Geci, përcjell gazeta “Bota sot”.

Ai ka paralajmëruar me padi të gjitha këto partale nëse vazhdojnë edhe njëherë të shkruajnë lajme të paverifikuara.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

MUA VOTIMET PËR OSE KUNDËR ANTARVE TË FAMILJES NUK MË PELQEJNË.

Kërkoj nga anëtarësia e LDK-së që të mbesin unik dhe besnik të lidhur për germat e arta të LDK-së dhe programin e saj.

Dobësimin e LDK-së e dëshirojnë vetëm kundërshtarët tradicional të saj siç janë PDK dhe LVV.

Tani po shihet qartë se LDK po jeton edhe pa presidentin historik Ibrahim Rugova edhe pa Fatmir Sejdiun do të jetoj edhe pa Vjosa Osmanin do të jetoj edhe pa Isa Mustafën.

Elektorati i LDK-së pas vdekjes së themeluesit dhe presidentit historik Ibrahim Rugova nuk është e lidhur më për emra të përveçëm por është i lidhur për germat L D K dhe për programin djathtist që e hartoi presidenti Rugova dhe që ështe parti e pranuar në rrjetin e Partive popullore Evropiane .

Disa portale në Kosovë dy ditët e fundit kanë përdorur emrin tim në titujt e tyre që i përket vendimeve të fundit brenda në LDK pas votimit në këshillin e përgjithshëm.

Dua ta sqaroj opinionin publik se unë Gani Geci për kundër insistimit të mediave nuk kam shkruar as edhe një shkronjë të vetme ne fb tim rreth kësaj qështje .

Konsideroj se kjo çështje i takon vetëm strukturave të LDK -së dhe unë nuk kam asnjë funksion brenda strukturave dhe hierarkisë në LDK mua votimet për dhe kunder antararve te familjes mu nuk me pelqejn kërkoj nga portalet që së pari të verifikojnë burimin emrin dhe mos të dezinformojnë opinionin me tituj të rrem dhe të pa verifikuar duke botuar shkrime shabllon që unë nuk i kam shkruar.

Le të jetë ky një paralajmërim se të gjithë ata që permendin emrin tim me shkrime të rreme mund të përballen me padi.

Une nuk hezitoj të jap opinionin tim për çështje të ndryshme por këtë nuk kam folur fare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat