Kosnett kritikon qytetarët e Kosovës për mosmbajtjen e maskave dhe distancës sociale

Aktuale

Kosnett kritikon qytetarët e Kosovës për mosmbajtjen e maskave dhe distancës sociale

Më: 22 qershor 2020 Në ora: 22:50
Philip Kosnett

Ambasadori amerikan në Kosovë Philip Kosnett derisa e ka komentuar përballjen e Kosovës me pandeminë Covid-19 ka thënë se po flet si qytetar i Prishtinës dhe jo si diplomat i huaj.

Ai në një intervistë ekskluzive në Rubikon ka kritikuar sjelljen e qytetarëve të Kosovës karshi pandemisë, në fazën kur masat janë lehtësuar goxha shumë.

“Unë nuk kam dalë jashtë Kosovës që para pandemisë, që nga muaji shkurt. Unë jetoj këtu me familjen time. Ne shkojmë në shitore, bankë, e shëtisim qenin, jetojmë jetën dhe më duhet të them që fqinjtë e mi mund të jenë dukë bërë shumë më shumë në baza individuale për ta luftuar pandeminë”.

“Unë mendoj se njerëzit këtu nuk po vendosin maska dhe nuk po e respektojnë distancën sociale dhe kjo është diçka që autoritetet shëndetësore me këmbëngulësi kanë kërkuar nga qytetarët që ta bëjnë. Natyrisht, bizneset nuk mund të mbyllen përgjithmonë, sepse kjo nuk do ishte reale dhe Qeveria e Kosovës, si çdo qeveri tjetër, edhe sikur ajo amerikane, u desh të gjejë një balancë që t’i përgjigjet nevojave të qytetarëve, në mënyrë që ekonomia të vazhdojë të ecën tutje. Kështu që sigurisht se bizneset do të rihapen, por mendoj se shumë njerëz nuk e vlerësojnë seriozitetin e situatës”.

Kosnett ka thënë se “as amerikanët nuk i kanë të gjitha përgjigjet”, derisa ka shtuar se qeveria amerikane po e bën më të mirën për t’i dalë në ndihmë Kosovës për menaxhimin me pandeminë.

“Edhe ne kemi problemet tona sociale gjë që është e dukshme, ashtu si edhe problemet ekonomike. Përgjigja jonë ndaj virusit, si e çdokujt tjetër, ka qenë një proces i ngadaltë. Pandemia e zuri botën në befasi dhe tash qeveria ka rinisë ta kthejë në kontroll. Ka ende shumë punë që duhet bërë dhe Qeveria e SHBA-së po bënë aq sa po mundet për ta ndihmuar Kosovën”.

“Ne kemi aprovuar deri tash më shumë se 1.6 milionë dollarë ndihmë shëndetësore. Ekipet tona mjekësore kanë këshilluar mjekët kosovarë dhe tash kemi nisur diskutimet se si ambasada jonë të ndihmojë njerëzit në Ministrinë e Punëve të Jashtme që të japin mesazhet se çfarë mund të bëjnë qytetarët. Mendoj së është më rendësi të dihet se ne i shikojmë problemet, si pandemia, jo veç në baza kombëtare, dhe në këtë rrafsh mendoj se është më rendësi për Kosovën që ta vazhdojë bashkëpunimin me shtetet fqinje në zgjidhjen rajonale të problemeve, sepse sëmundjet nuk ndalojnë në kufi”.

Ambasadori amerikan në Kosovë ka komentuar edhe tubimet që kanë ndodhur në kohë pandemie, kur edhe janë paralajmëruar protesta të mundshme.

“Epo kjo është një çështje që ka përfshirë edhe shtetet tjera po ashtu. Mendoj që protestat jo të dhunshme, protestat paqësore janë pjesë e rëndësishme e proceseve demokratike si në Kosovë ashtu edhe në SHBA dhe çdo kund tjetër”.

“Në të njëjtën kohë, siç ju sugjeroni, është më rëndësi që të mendohet edhe për aspektin shëndetësor, kështu që në një botë perfekte njerëzit do të demonstronin duke e ruajtur distancën sociale, duke bartur maska, duke larë duart dhe duke marrë të gjitha ato masa në mënyrë që të minimizohet rreziku i përhapjes së pandemisë dhe kjo është ajo që për të cilën unë i inkurajoj”.

“Por, gjithashtu është e vërtetë që ngjarjet jo politike, sportive, çdo tubim tjetër publik…e dini njerëzit po mblidhen edhe nëpër bare e restauronte ku mund ta përhapin sëmundjen, kështu që unë mendoj se duhet të jemi të vetëdijshëm që ky është një problem i shëndetit publik dhe jo një problem politik dhe nuk duhet të behët politikë më të”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat