Selimi: Agjenda, ekipi dhe platforma e Hotit është Thaçi

Aktuale

Selimi: Agjenda, ekipi dhe platforma e Hotit është Thaçi

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 21:56
Rexhep Selimi

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë se kryeministri Avdullah Hoti nuk ka platformë, ekip e as agjendë për dialogun me Serbinë dhe takimin në Uashington. Ai tha se Hotit po i mjafton presidenti Hashim Thaçi që sipas tij është agjenda e tij.

Selimi tha se Thaçi po i prinë udhëtimit në Uashington.

Selimi: Agjenda, ekipi dhe platforma e Hotit është Thaçi

“Kur është duke u nis zoti Hoti në bisedime ne e pyesim ku po shkon, e pyesim ku je nis, presim përgjigje, por kjo nuk është përgjigja e vetme që e presim sepse kemi edhe pyetje tjera. Por pyetjes ku je nis, duke e ditë që është nisë pa ekip, pa agjendë të publikuar, nëse ka agjendë, pa platformë, apo i mjafton që edhe agjendë edhe ekip, edhe platformë është Thaçi, i cili po i prinë në këtë udhëtim edhe mund t’i prijë edhe në udhëtime të tjera të ngjashme nëse do të shkojë”, tha Selimi.

Selimi tha se nuk duhet shkuar në bisedime pa koordinim me opozitën, e një gjë të tillë tha se nuk do ta kenë.

Ai tha se nuk bashkohen me qeverinë për një të keqe për Kosovën, meqë sipas tij, deri tani asnjëherë nuk kanë marrë ndonjë ftesë për t’u bashkuar për diçka që do të ishte në të mirë të vendit.

Selimi: Po shkoni përballë Serbinë të zhveshur nga shtetësia

“Jeni duke shkuar përballë Vuçiqit dhe Serbisë të zhveshur nga shtetësia dhe dinjiteti e po ashtu edhe nga legjitimiteti. Po shkoni pa e ditë se ku, e nëse e dini aq më keq, e nëse e dini atëherë edhe aq më e rëndë do të jetë përgjegjësia për atë çfarë po ndërmerrni.

Selimi shtoi se qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti është pa legjitimitet dhe si e tillë po shkon për dialog me Serbinë.

Selimi: Qeveria koti nuk ka platformë për dialog

“Zoti Avdullah Hoti, i qeveri koti, ju nuk keni platformë, ju nuk keni ekip, nuk keni as kredibilitet e mbi të gjitha nuk keni legjitimitet për të shkuar dhe për të përfaqësuar as këtë parlament e as qytetarët e Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat