​Haradinaj ftesë publike PDK-së dhe VV-së: Ejani në tavolinën e dialogut

Aktuale

​Haradinaj ftesë publike PDK-së dhe VV-së: Ejani në tavolinën e dialogut

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 23:45
Daut Haradinaj

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar nga PDK-ja dhe LVV-ja që t’i bashkohen dialogut me Serbinë, pasi që konsideron se vetëm të bashkuar do të mund të arrijnë marrëveshje të dëshiruar.

Ai ka thënë se nuk duhet t’i besohet Lajçakut më shumë se kryediplomatit amerikan, Richard Grenell.

“Ky dialog është drejt përmbylljes. Nëse dikush mendon që duhet me i besua Lajçakut më shumë se kryediplomatit amerikan mendoj që e kanë gabim. Por krejt çka kisha thënë është se edhe PDK-ja edhe VV-ja, është moment historik që të jenë në tavolinën e dialogut. Sepse ajo marrëveshje cilado që të jetë. Qoftë e mirë që unë besoj që është do të jemi të gjithë fitues. Sepse kur ishte në pyetje krijimi i ushtrisë ishim unik edhe pse kishte zëra kundër”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat