Reshjet ndihmojnë në ngritjen e nivelit ujit në liqenin e Batllavës dhe atë të Badocit

Aktuale

Reshjet ndihmojnë në ngritjen e nivelit ujit në liqenin e Batllavës dhe atë të Badocit

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 10:16
Foto ilustrim

Për shkak të reshjeve të shiut, në liqenin e Badocit dhe Batllavës është rritur niveli i ujit.

Reshjet e shiut kanë bërë që të ngritet niveli i ujit në liqenin e Badocit dhe të Batllavës.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka bërë të ditur se në niveli i ujit në liqenin e Batllavës aktualisht është 628.47 metra mbi nivelin e detit ose 6.53 metra nën kuotën maksimale, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badocit është 640.10 metra mbi nivelin e detit ose 9.75 m nën kuotën maksimale.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

Të nderuar konsumatorë, duke kërkuar nga ju që të vazhdoni me shpenzimin racional të ujit të pijshëm , ju njoftojmë me gjendjen e liqeneve akumuluese sipërfaqësore, pas reshjeve të shiut javën e fundit.

Sot, niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 628.47 metra mbi nivelin e detit ose 6.53 m nën kuotën maksimale, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badocit është 640.10 metra mbi nivelin e detit ose 9.75 m nën kuotën maksimale.

Nga java e kaluar, liqeni i Badocit ka ngritje të nivelit prej 0.95 metra, ndërsa ngritje më të theksuar kemi në liqenin e Batllavës 1.61 m.

T’i ruajmë dhe mbrojmë burimet e ujit!

UJI ËSHTË JETË!. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat