Analisti politik: BE-së i ka humbur aftësia për tu shitur faktor për Kosovën, vizita në Washington dinamike!

Aktuale

Analisti politik: BE-së i ka humbur aftësia për tu shitur faktor për Kosovën, vizita në Washington dinamike!

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 14:04
BE

Njohësi i çështjeve politike, Fitim Salihu, nuk pret asgjë nga vizita e nesërme e delegacionit të Kosovës në Bruksel.

Kjo pasi sipas Salihut, BE-së i ka humbur aftësia, siç thotë ai “të shite” si faktor në Kosovë.

Salihu thotë se BE-ja më nuk ka standarde ta kërcënojë Kosovën dhe për aq kohë sa nuk ndodhë liberalizimi i vizave për shqiptarët, BE-së i zbehet autoriteti

“Nga vizita në Bruksel nuk pres shumë për shkak të formatit dhe për shkak që BE-së i ka humbur aftësia me u shit si faktor sepse s’ka standarde me kërcënu Kosovën, për aq sa kohë nuk ndodh liberalizimi asaj i zbehet autoriteti në Kosovë”.

Ndryshe nga Brukseli, Salihu thotë se vizita e delegacionit kosovar në ëashington, është më efektive.

Ai thotë se ambasadori amerikan, Richard Grenell, ka treguar një dinamikë të madhe të punës, duke e mundësuar edhe procesin e marrëveshjeve tregtare.

“Në Washington duke e pasur parasyshë karakterin dinamik të z.Grenell, besoj që aty është krejt e kundërta dhe e kemi pasë edhe shembullin e marrëveshjeve tregtare dhe kemi parë qe me inicimin e z.Grenell, marrëveshjet bëhen shumë me diniamikë”.

Tutje Salihu thotë, se për herë të parë, Kosova po shkon në një vizitë zyrtare, me një unitet më të mirë politik mes presidentit dhe kryesidentit.

“Së paku mes kryeministrit dhe presidentit kësaj here situata më e mirë dhe bashkëpunimi është më i mirë, Kosova ka nevojë për një unitet të gjerë politik, për arritjen e marrëveshjes me Serbinë”.

Më 25 qershor, ditën e nesërme pritet takimi mes palës kosovare dhe asaj serbe në Bruksel, derisa takimi në ëashington pritet të ndodhë më 27 qershor.

Parlamenti i Kosovës u përfshi të martën në debate ndërmjet partive të koalicionit qeverisës dhe partive opozitare lidhur me procesin e bisedimeve me Serbinë.

Debatet ishin pjesë e një interpelance të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, të thirrur nga lëvizja Vetëvendosje për heqjen e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë dhe një raportimi të kryeministrit rreth takimit të 27 qershorit të organizuar nga i dërguari i posacëm amerikan Richard Grenell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat