Pas aktakuzës, urgjentisht të jap dorëheqje Hashim Thaçi

Aktuale

Pas aktakuzës, urgjentisht të jap dorëheqje Hashim Thaçi

Nga: N. H Më: 24 qershor 2020 Në ora: 16:58
Hashim Thaçi

Edhe analisti dhe njohësi i çështjeve politike në vend, Faton Mehmeti, ka reaguar lidhur me lajmin se Prokuroria e Hagës ka propozuar aktakuzë në Gjykatën Speciale ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

“Pas aktakuzës Thaçi duhet të jap dorëheqje, nëse i ka mbet një fije moral”, ka shkruar analisti Mehmeti, në profilin e tij në Facebook.

Në Aktakuzë pretendohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në Aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë.

Aktakuza është vetëm një padi penale e cila është rezultat i një hetimi të gjatë dhe dëshmon vendosmërinë e ZPS-së se mund t’i provojë të gjitha akuzat jashtë dyshimit të arsyeshëm. Një gjykatës i procedurës paraprake i DHSK-së është duke e shqyrtuar Aktakuzën për të vendosur nëse do t’i konfirmojë akuzat.

“Prokurori i Specializuar e gjykon të domosdoshëm nxjerrjen e këtij njoftimi publik për akuzat, për shkak të përpjekjeve të përsëritura të Hashim THAÇIT dhe Kadri VESELIT për pengimin dhe sabotimin e punës së DHSK-së. Besohet se z. THAÇI dhe z. VESELI kanë ndërmarrë në fshehtësi një fushatë për shfuqizimin e ligjit që krijoi Gjykatën dhe ndryshe kanë penguar punën e Gjykatës në orvatje për t’i bishtnuar drejtësisë, Nëpërmjet këtyre veprimeve, z. THAÇI dhe z. VESELI kanë vënë interesat e tyre vetjake mbi viktimat e krimeve të tyre, sundimin e ligjit dhe popullin e Kosovës”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat