Shoqata “Thirrje për drejtësi” pas aktakuzës ndaj Thaçit e Veselit: Drejtësia mbi të gjitha

Aktuale

Shoqata “Thirrje për drejtësi” pas aktakuzës ndaj Thaçit e Veselit: Drejtësia mbi të gjitha

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 11:46
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Shoqata “Thirrje për drejtësi”, e themeluar kryesisht nga familjarët e viktimave të dhunës politike gjatë e pasluftës në Kosovë, mirëpret, inkurajon dhe mbështetë Zyrën e Prokurorit të Specializuar të Republikës së Kosovës për zbardhjen e të gjitha vrasjeve që kanë ndodhë në Kosovë qofshin ato me motive politike apo motive tjera dhe mbështetë në radhë të parë viktimat dhe familjarët e tyre. Drejtësia nuk ka alternativë.

Pas kaq shume vitesh pritjesh, vuajtjesh e përpjekjesh për drejtësi , jemi të ngazëllyer për adresimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Republikës së Kosovës për arritjen e drejtësisë ,në radhë të parë për viktimat si dhe satisfaksionin moral e shpirtëror për familjet tona. Me arritjen e drejtësisë, u kthehet integriteti e dinjiteti viktimave, e që u është marrë padrejtësisht që shumë e shumë vite.

E drejta e luftës së popullit tonë për liri nuk po cenohet, dhe për shkak se e drejta ishte në anën tonë , na mbështeti pothuajse e gjithë bota përendimore demokratike , dhe sa për memorjen tonë kolektive po i listojmë veprimet dhe mbështetjen që na e dhanë si rezultat i asaj lufte të drejtë:

• Shteti serb u bombardua me të drejtë , dhe më vonë u gjykua për krimet e tmerrshme ndaj shqiptarëve ( aktakuzat dhe dënimet ndaj krerëve të shtetit serb si Millosheviq ,Shahinoviq,Milutinoviq, Ojdaniq,Pavkoviq,etj)

• Serbia u dëbua me të drejtë nga këtu

• Kosova e fitoi lirinë ,të cilën e meritoi

• Kosova e fitoi Pavarësinë , të cilën e meritoi

• Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë i vërtetoi këto të gjitha. Prandaj , gjykimet për krime janë ndaj individëve dhe asesi ndaj organizatave të themeluara për lirinë e vendit. Drejtësia mbi të gjitha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat