Komisioni hetimor për pandeminë fton në raportim ish-kryeministrin Kurti

Aktuale

Komisioni hetimor për pandeminë fton në raportim ish-kryeministrin Kurti

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 13:42
Albin Kurti

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë nga ana e Qeverisë ka miratuar planin e punës së Komisionit.

Kryetarja e komisionit Mimoza Kusari-Lila tha kanë vendosur të ftojnë një listë të personave që ishin përgjegjës për menaxhimin e pandemisë, ndër ta edhe ish-kryeministri Albin Kurti ish ministrat Arben Vitia dhe Uran Ismaili, ministri aktual i Shëndetësisë, Armend Zemaj e disa persona të tjerë.

“Është dakorduar përveç ministrit zotit Vitia që të ftohet edhe zoti Ismaili në raportim për situatën e lënë si dhe zoti Zemaj. Lista është pastruar nga disa institucione p.sh KGJK-ja, prokuroria, kemi hezituat të thërrasim prindërit e Agon Musliut”.

“Janë ftuar ish-kryeministri Albin Kurti, Hykmete Bajrami në cilësinë e përgjegjëses paraprake, si dhe zyrtarëve të tjerë, sekretari i MSh-së, i Punëve të Brendshme, i Financave, kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri etj”, tha Kusari.

Ajo tha se buxheti për këtë komision është kërkuar të jetë mbi 17 mijë euro.

“Buxheti është proceduar, besoj që në formatin final ende nuk është buxheti final, për shkak të rrjedhojës së komisionit. Shuma totale për 6 muaj do të jetë 17 536 euro dhe për tu miratuar ky buxhet duhet miratimi në seancë plenare”, tha ajo.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat