Rekomandimi i Kelmendit ndaj Thaçit dhe Veselit: Mos jepni dorëheqje, deri të ketë formë të prerë!

Aktuale

Rekomandimi i Kelmendit ndaj Thaçit dhe Veselit: Mos jepni dorëheqje, deri të ketë formë të prerë!

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 14:18
Ramiz Kelmendi

Ish-deputeti dhe biznesmeni i njohur, Ramiz Kelmendi ka rekomanduar presidentin e vendit, Hashim Thaçin dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli që mos të japin dorëheqje nga postet e tyre, deri të ketë vendim të prerë nga Gjykata Speciale.

“Mendojë që dorëheqjet institucionale nuk duhet të ndodhin dhe as pranohen deri sa aktakuza nuk merr formën e prerë, ose hidhet poshtë, ose kërkohen fakte shtesë nga ana e Gjykatës. Më pas veprimet mund të bëhen sipas ligjeve në fuqi të Kosovës ku edhe Gjykata e Hagës është nën këtë juridiksion. Ndryshe, çfarëdo veprimi institucional pa marrë vendim të prerë Gjykata, e bënë Serbinë fituese dhe i dobëson institucionet e Kosovës për të përmbyllur pavarësinë dhe implementimin e sajë pa pasoja”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Veprimet e matura të ushtarëve të UÇK-së në moshë rinore-në kohërat e vështira të luftës në përballje me ushtarakët dhe ushtarët që kryenin dhunime dhe masakra ndajë fëmijëve dhe civilëve në Kosovë

Lufta e UÇK-së e nxitur, në njërën anë nga aparati i Millosheviqit dhe anën tjetër nga vullneti i krijuar me gjenerata për tu çliruar nga gjenocidisti shekullor Serbia, një aparaturë ushtarësh dhe ushtarakësh me grada dhe përvojë dhe duke i dërguar paraprakisht paramilitarët me pagesë nga të gjitha viset e rajonit me qëllimin e vetëm, të shfrenohen kundër kombit shqiptarë.

Si mund të ndjehet një ushtar i UÇK-së, i vetëorganizuar kundrejt masakrës së madhe ndaj tërë familjes Jashari – i matur, agresiv apo luftarak!

Si mundë të ndjehet një ushtar i UÇK-së kundrejt dhunimve sistematike barbare ndaj nënave dhe motrave – i matur, agresiv apo luftarak!

Vetëm ata ushtarë-familjarë, miq në ato momente të vështira e dijnë, si mundë të ndjehet një ushtar i moshës rinore me të 20-at.

Pra, nisur mu nga këto masakra, mu nga ato varreza masive që ishin të vrejtura nga satelitët në hapësirë, mu nga veprimet shtazarake të ushtarëve dhe forcave policore serbe, ndërhyri NATO, por, duhet pasur parasyshë se edhe pse liderët e UÇK-së me përvojë të shkurtër gjatë luftës, por jo të pasluftës, u gjendën në frontin e luftës së ftohtë të agjenturave ruso-serbe dhe disa agjenturave tjera, që me të shpejtë vepronin për të dëmtuar imazhin e UÇK-së dhe SHBA-së si mbështetëse e çlirimit të vendit tonë.

Ndoshta këtu filluan gabimet nga lëshimet për përkujdesje profesionale, ndoshta edhe dëshira për të qeverisur dhe sjellë të mira të vendit, i verbëroi strukturat politike për kujdes ndaj këtyre agjenturave.

Sot jemi para konfirmimit të aktakuzave, për të çfarë ndaj mendim se do të vërtetohen se janë të pabaza dhe të padrejta, e të nxitura nga Dick Marty. Kjo dhe do vërtetohet se ishin të motivuara dhe financuara nga agjenturat e njohura. Unë besojë në UÇK, besojë në pastërtinë e saj dhe të atyre që e udhehoqën.

A mos ndoshta të njejtat agjentura deshën ta njollosin fushaten zgjedhore amerikane duke dashur ta dëmtojnë Presdietin Trump që kinse po e pranon në Shtëpinë e bardhë personin kinse të dyshuar për trafikim organesh në njerën aëe dhe në anën tjetër duke ndikuar në shpalljen e aktakuzës të pa konfirmuar, e që në të dy rastet do kenë qëllime dëmtimi të fushatës zgjedhore amerikane të presidentit Trump – për të cilën, gjatë kohës së qeverisjes së tij, SHBA-të arritën kulminacionin e politikave ndikuese globale. (Por duhet kujtuar se edhe gjatë qëndrimit zyrtare të presidentit në Ajova dhe takimit të rastësishëm me knandidatin në fushate zgjedhore të shtetit amerikan, të njejtin e akuzuan mediat për këtë lloj takimi – dhe kandidati humbi ne zgjedhje .)

Zgjedhjet në SHBA janë sensitive dhe të rëndësishme për globin dhe Kosovën, prandaj si duket do pritet që të përfundojnë zgjedhjet në SHBA dhe pastaj të realizohet takimi për marrëveshje – e cila sipas mendimit tim do jetë edhe më e shpejtë dhe më e qëndrueshme.

Mendojë që dorëheqjet institucionale nuk duhet të ndodhin dhe as pranohen deri sa aktakuza nuk merrë formën e prerë, ose hidhet poshtë, ose kërkohen fakte shtesë nga ana e Gjykatës. Më pas veprimet mund të bëhen sipas ligjeve në fuqi të Kosovës ku edhe Gjykata e Hagës është nën këtë juridiksion. Ndryshe, çfarëdo veprimi institucional pa marrë vendim të prerë Gjykata, e bënë Serbinë fituese dhe i dobëson institucionet e Kosovës për të përmbyllur pavarësinë dhe implementimin e sajë pa pasoja.

SHBA-të janë mbështetësit kryesor të pavarsisë tonë, janë mbështetesitë që ndihmuan mbijetesën në trevat tona, lirinë, jetën dhe ekonominë e vendit dhe duke parë këtë, edhe njëherë ftojë të mosdëmtojmë këtë miqësi të ndërtuar nga Presidenti historik Ibrahim Rugova dhe UÇK si vazhduese e kësajë miqësie. Andaj, kthehuni pak në kohë, pengesat, prolongimet, mosdëgjimet,refuzimet , mosbashkëpunimet dhe masat tjera që janë bërë-gjithnjë kanë për pasojë vetedemtimet e lidereve politik e jo për qytetarët e saj.

Rroftë SHBA dhe Zoti e bekoftë!

Rroftë politika paqësore dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

RK

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat