Milazim Krasniqi: Mënyra që ka zgjedhur Vjosa Osmani për të marrë partinë, kontradiktore!

Aktuale

Milazim Krasniqi: Mënyra që ka zgjedhur Vjosa Osmani për të marrë partinë, kontradiktore!

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 22:30
Milazim Krasniqi

Ish-themeluesi i LDK-së, Milazim Krasniqi, ka folur mbi problematikat që po shoqërojnë në këto momente LDK-në.

Krasniqi për dokumentarin “Expose”, thotë se problemet me të cilat LDK-ja po përballet tani janë si rezultat i mënyrës së si ajo është formuar.

 “Problemet që e kanë kapluar janë rezultat  logjik i mënyrës se si eshtë formuar LDK-ja. Në fillim ne kemi qenë një grup shkrimtarësh dhe gazetarësh qe e kemi themeluar LDK me idene qe do te jetë një organizatë që do të perfaqesonte interesat e shqiptareve te Kosoves ne planin politik dhe kulturor. Por ajo ç’ka ndodhi ishte pertej parashikimeve tona sepse per një kohë rekord ne LDK erdhën një numer jashtzakonisht  i madh i njerezve ashtu që nga një parti e konceptuar si parti elitare u be një levizje qytetare. Brenda LDK-se u krijua një lloj kazani që pas nje kohe filloj të vloj” 

“Konfliktet e para kanë nisur ne vitin 1991, pra nje vit e gjysem pas themelimit. Në Kuvendin e parë të LDK-se, aty një grupim, pra qe ishin ish- te burgosur politik dhe ben tentativen e parë për ta marrë nën kontrollë LDK-në. Kanë pasur dy alternative, e para ishte tentative per ta rrezuar Rugovën dhe për ta marrë udhehejqen e LDK-së. E dyta nese nuk mund ta rrezojnë Rugoven t’ia largojnë shumicën e bashkepunetoreve. Kur është parë qe ai nuk mund të lekundej, në mes te salles është berë një mbledhje e shpejtë e atij grupi dhe ka filluar etiketimi dhe sulmimi i njerezve dhe kështu u bë një infiltrim masiv i atij grupi ne Keshillin e Pergjithshem te LDK-se. Si rezultat i kesaj një grup doli nga LDK-ja, kjo natyre heterogjene e shumicës së anetaresisë ka ardhur duke u ricikluar nga Kuvendi ne Kuvend”

“Kemi pasur konflikte ne vitin 1994, e deri ne Kuvendin e dores kur ndodhi nje përqarje masive ne vitin 1998 dhe vetem pak dite para luftes ne Prekaz, LDK ishte e ndarë ne dy pjesë. Ekziston ne burim nje larmi ideologjike, larmi konceptuale brenda vetë anetaresisë e cila krijon grupime dhe ata pastaj konfrontohen në menyren se si po i shohim, duke ardhur deri tek nje grup dominante”

Krasniqi thotë për “Expose” se Vjosa Osmani duke patur pakënaqësi po përpiqet të marrë udhëheqjen e LDK-së.

“Në të kaluaren, kushdo qe ka qene i pakënaqur ne LDK-në duke më perfshire edhe mua që kam dalur ne vitin 2000 ne kemi ardhur në një pikë qe me nuk e kemi bajt atë politike dhe jemi larguar. Në rastin e znj.Osmani duke mbajtur pakenaqesi ajo perpiqet ta marre udheheqjen e parties, pasi që nuk mund ta marrë kontrollin e partisë pa marrë mbeshtetjen e njerezve ne LDK. Strategjia e saj me duket kontradiktore, sepse per ta marre partinë ajo do duhej te kishte nje politike shumë më te butë ne raport me bashkepuntorët e saj në mënyrë që ta fitoje besimin e tyre, kjo mënyrë jo qe e ka zgjedhur ajo, jo qe eshte shkarkuar por ja ka pamundesuar vetes qe te konkurroj ne te ardhmen” tha Krasniqi për Expose.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat