Haziri ‘godet’ Ramiz Lladrovcin, përmend shantazhet që ia bënte Hashim Thaçit

Aktuale

Haziri ‘godet’ Ramiz Lladrovcin, përmend shantazhet që ia bënte Hashim Thaçit

Nga: N. H Më: 27 qershor 2020 Në ora: 10:50
Ramiz Lladrovci dhe Hashim Thaçi

Kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci reagoi pas lajmit për ngritjen e aktakuzave ndaj Presidentit Thaçi dhe Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, nga ana e Gjykatës Speciale.

Lladrovci e cilësoi si të padrejtë lajmin për ngritjen e aktakuzave.

“Në kohën kur presim që shteti ynë të marrë përkrahje për fuqizimin e shtetësisë, sundimin e ligjit dhe mirëqenies së qytetarëve, ne marrim lajm të padrejtë, nga institucioni i drejtësisë! Dy udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, deri më tani ishin të vetmit që nuk janë ndjekur penalisht. Lajmi tronditës se do të akuzohen, më shqetësoi”, u shpreh Lladrovci.

E, lidhur më këtë deklaratë të të Ramiz Lladrovcit, analisti politik, Nexhat Haziri, i ka reaguar të parit të Drenasit, duke thënë se ky i fundit dikur e shantazhonte me disa ‘CD’ të parin e shtetit.

“Po ky Ramizi dikur e shantazhonte z. Thaçi me dy CD, nëse ky i fundit nuk do t’ia plotësonte Ramizit kërkesat e tij për të bërë karrierë politike, deri edhe në Ambasador”, ka shkruar Haziri.

Ja shkrimi i tij:

RAMIZ LLADROVCI PER HASHIM THACIN: Ju jeni emblema e lirisë, çlirimit dhe pavarësisë!
Dua të shpreh jo vetëm shqetësimin, por edhe solidarizimin me situatën Tuaj,

- Po ky Ramizi dikur e shantazhonte z.Thaci me dy CD, nese ky i fundit nuk do t'ia plotesonte Ramizit kerkesat e tij per te bere kariere politike, deri edhe n'Ambasador. A thua cfar permbanin ato CD, mos te njejtat kan rene ne duart e ndonjerit nga prokuroret e Gjykates Speciale. Sot Ramizi i thure elozhe ish-shefit te partise, emblemes se lirisë, çlirimit dhe pavarësisë, sipas tij. Por, dilema ime eshte se sa i vertete eshte Ramizi, atehere kure e shtantazhonte me CD, apo tani kure po i thure elozhe !?(n.h)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat