Vjen një goditje tjetër nga BE-ja për Thaçin

Aktuale

Vjen një goditje tjetër nga BE-ja për Thaçin

Nga: F.B. Më: 28 qershor 2020 Në ora: 11:33
Hashim Thaçi

Në zyrën e shefit të diplomacisë së BE-së dhe ndërmjetësuesit kryesor të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës thonë se ngritja e akuzës kundër Hashim Thaçit dhe shtyrja e takimit në Uashington nuk duhet të ndikoj në vazhdimin e dialogut në Bruksel, shkruan “Novosti” transmeton “bota Sot”.

"Datat mund të harmonizohen, nuk është e jona që të zgjedhim me kënd bisedojmë” ka thënë për DW zëdhënësi i Zhosep Borelit . Ai shtoi se i mbetet Prishtinës që të zgjedh kush në këtë situatë përfaqëson më së miri interesat e saj.

Raportuesit e Parlamentit Evropian për Kosovë, Viola fon Kramon dhe Vladimir Bilçik,kohë më parë së bashku i kanë shprehur mbështetje vazhdimit të dialogut dhe të dërguarit special të BE-së Lakçak.

Kramon për DW ka thënë se beson që procesi para Gjykatës dhe dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit mund dhe duhet të ndahen.

"Më shumë për akuzën do të dimë pas intervistës, por kjo nuk duhet të ketë lidhje me dialogun” tha Kramon. Ajo ka theksuar se dialogu duhet të ndihmoj në zgjidhjen e mospajtimeve mes palëve pa marr parasysh kush janë përfaqësuesit.

Fon Kramon vlerëson se BE është ndërmjetësues i paanshëm në dialog duke nënvizuar se është optimist dhe pret përparim gjatë kësaj vere.

Sipas saj në Kushtetutën e Kosovës shumë qartë thuhet se biseduesi kryesor është kryeministri dhe jo presidenti.

Si duhet Prokuroria speciale e Kosovës ka publikuar me 24 qershor propozimin për akuzën ndaj Thaçit dhe Kadri Veselit dhe 8 personave tjerë për krime lufte.

Thaçi dhe kryeministri Hoti kanë anuluar takimin e 27 qershorit në Uashington ku duhej të merrnin pjesë në takimin e përfaqësuesve të Beogradit dhe Prishtinës, por takimi është shtyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat