Analisti nga diaspora i bën thirrje Thaçit t’i shpall luftë Evropës pas aktakuzës

Aktuale

Analisti nga diaspora i bën thirrje Thaçit t’i shpall luftë Evropës pas aktakuzës

Më: 28 qershor 2020 Në ora: 17:44
Hashim Thaçi

Analisti i mirënjohur nga diaspora me emrin Bleron Baraliu e ka shkruar një status të gjatë duke folur për dorëheqjen e mundshme të presidentit Thaçi pas aktakuzës së paralajmëruar nga Gjykata Speciale. 

Baraliu kërkon që Thaçi të mos ofrojë dorëheqjen nga pozita e presidentit të vendit, e madje t’i shpall luftë Evropës duke mbrojtur interesat e shqiptarëve të Kosovës.

Ai e quan vazhdimisht Evropën si “fashistoide” ndërsa pretendon që ka një konspiracion të gjerë anti-shqiptar që po bëhet për të sulmuar shtetin e Kosovës.

“Mendoj se jemi ne lufte, lufte per ekzistence si komb i barabarte ne Evropen e manipuluar e shantazhuar tani dhe historikisht nga interesat ruso sllave – dhe ne kendveshtrim te tille duhet te pozicionehemi dhe mbrojme kauzen tone pertej veteflijimit filozofik per nje diskurs dhe trajtim transparent ne sherbim te se drejtes.” – shkruan z.Baraliu.

Kujtojmë që analisti në fjalë kishte shpallur dorëheqjen e tij nga analizat për politikon ditore në Kosovë para disa javësh, por më pas ishte rikthyer sërish.

Statusi i plotë: 

Doreheqje apo rezistence – Shqiperia, Hashimi, Evropa dhe ShBA

Situata e krijuar kerkon trajtim analitik 20 fish me te gjate se qe do kishin durim ta lexonin madje edhe analistet me diligjente e mendjehapur. E njejta vlen edhe per trajtimin e deklarates se Grenell rredh marreveshjes ‘vec ekonomike’ dhe keqleximit katastrofal nga pothuajse 100% e shqiptareve (lexo: Grenell perdori Bolton si ‘scapegoat’ perderisa ‘njoftoi’ per shansat e djegura nga vet shqiptaret/kosovaret per nje marreveshje qe potencialisht do hapte rrugen per nje Shqiperi politikisht te integruar dhe pranuar boterisht…)

Prandaj, as ne komente nuk mund te pranoj te shtjellojme detajet e divergjencave dramatike qe kam me (gati) secilin shqiptar/analist/komentator politik qe kam lexuar keto vite – as nuk kam ndermend te shtjelloje shansat e djegura dhe impotencen politike historike te Albinit dhe kushtueshmerine marramendese nga te gjitha pasojat, perfshire vrasjen e popullit bashke me endrrat nga nhe kinse qeverisje te ciles iu hap dera…

Por, po e adresoj thjeshte qendrimin e, pikesepari Presidentit te Kosoves, Hashim Thaqit – dhe bifurkacionin qe kemi perpara si njerez e si komb:

Ne kushte jo teper te jashtezakonshme, Hashim Thaqi (lexo Presidenti i vendit) duhej te jepte doreheqje te menjehershme me publikimin e akuzes (gjegjesisht se paku konfirmimin e saj) – dhe ne fakt po kaq i kam derguar/keshilluar ne mesazh privat po te njejten dite (megjithese edhe isha i keqinformuar se akuza ishte e konfirmuar nga gazetare jokompetente…) Mirepo, pas nje reflektimi te gjate e te kujdesshem, kam ardh ne nje perfundim diametralisht opozitar – pra duke besuar se kjo situate, bashke me tere bagazhin 20 vjecar te vetkrijuar qe po na shkrepet fytyres si shuplake – si dhe sidomos armamentariumin ruso-kinezo-shtrigeevropiano antishqiptar te fokusuar me ngulm ne sulmim fashist e te njeanshem kunder kombit tone – besoj se ka ardhur koha per ofenzive dhe mobilizim ne pozicionim te se drejtes sone per te synuar liri, barazi, dhe lumturi – pertej diskriminimit konsisyent fashistoid nga Evropa dhe bota me e gjere pro serbe (me perjashtim te ShBAve dhe rrethit te ngushte te aleateve te saj – ku ndoshta ben pjese edhe Anglia por jo pjesa e mbetur e EU).

Kjo mund te ju duket e cuditshme, sidomos miqeve qe e dijne qarte bindjen time rrenjesore se ‘e verteta eshte caku i vetem me vlere dhe sukses kulminant ne jete’ – duke kujtuar ketu edhe mbrojtjen vendimtare qe i kam bere diskursit dhe parashtrimit te nje pjese kyce te temes nen diskutim nga Shkëlzen Gashi – dhe vazhdoj te besoj se brenda mureve te shtepise sone duhet te kemi po kete qasje, sepse cdo krim i pacaktuar rendon 100 fish mbi pergjegjesine dhe vetedijen tone kolektive – por, duke pas parasysh orkestrimin fashist te mireorganizuar nga Evropa historikisht e padrejte dhe e njeanshme, ne fakt decidi isht kriminale, karshi popullit dhe te drejtave tona per liri me trojet amtare, jam i bindjes se ka ardhur koha per pozicionim strategjik luftarak ne sherbim te kauzes dhe se drejtes sone per barazi, liri, dhe trajtim konsistent nga palet e treta. Pra, mendoj se jemi ne lufte, lufte per ekzistence si komb i barabarte ne Evropen e manipuluar e shantazhuar tani dhe historikisht nga interesat ruso sllave – dhe ne kendveshtrim te tille duhet te pozicionehemi dhe mbrojme kauzen tone pertej veteflijimit filozofik per nje diskurs dhe trajtim transparent ne sherbim te se drejtes. Nuk mund te jemi ne te vetmit qe luftojme vetem per te drejten perderisa armiqte tane manipulojne e fshehin kri.et e tyre 100fish me te egra ku drejt nesh – jo pra, nuk mund te bejme kete perderisa pala e trete gjykuese qendron karshi me trajtim fashistoid dhe skllavetrajtues ndaj nesh, viktimave historike te agresionit sllav e (pertej)evropian ne Ballkan, perderisa ledhaton fashizmin serb pasardhes direkt te kasapit hitlerian serb. Them ‘hitlerian’ me theks per te kujtuar se kjo pra, pa ekuivok, eshte Evropa e vertete dhe e pa evoluar ne keto 80 vjet qe veq pelhuren e demokracise ka vene mbi fytyren e urrejtjes, racizmit, dhe diskriminimit te skajshem, edhe perkunder nje pjese progresive e njerezore qe perben minoritet brenda saj.

Prandaj ne vend te doreheqjes Presidenti i Kosoves sot duhet te zgjedh luften! – luften kunder trajtimit te pabarabarte dhe fashistoid ndaj shqiptareve nga Evropa raciste pro ruso serbe, luften kunder Gjykates Speciale si lufte speciale ne vecanti kunder se drejtes per vetevendosje dhe synim te prosperitetit shqiptar, luften kunder te gjithe armiqeve te Shqipnise deri ne fitoren e plote te kombit tone. Dhe ne kete lufte duhet te bashkohen Shkupi, Torana, Presheva, e Ulqini, duhet te bashkohen AlbinKurti, Isa Mustafa, Sali Berisha e Ali Ahmeti, duhet te bashkohet Diaspora dhe shoqnia civile e intelektuale – ne nje front te perbashket kunser armiqve te ringjallur me gjithe fuqine e fashizmit te tyre.

E nese keni besuar ne drejtesi, ju qe besoni me mbrojtje te interesave dhe idealeve njerezore pertej pozicionimeve primitive identitare – siq besoj dhe vete une – me lejoni t’ua kujtoj se metodat dhe kohezimi i publikimit te aktakuzes se mundshme nga Gjykata Speciale jane deshmia me e qarte e luftes speciale antishqiptare pa zgjedhur mjete e metoda, madje pa zgjedhur as dukshmerine e pretendimit per paanshmeri e drejtesi konsistente.

Ne Evrope nuk ka drejtesi as ne princip e vetedije e lere me praktike. Kjo eshte lufte per ekzistence – lufte per jeterat shqiptare, sepse Albanian Lives Matter – dhe evropa duhet ta kuptoj kete perfundimisht. Per fat, kemi gjasa te fitojme per sa e kemi me ne Ameriken, te cilen edhe ashtu keto 5 vitet e fundit kemi rrezikuar ta humbim – dhe sidomos keta 5 muajt e fundit! Nje gabim i tille nuk na falet nga historia, prandaj duhet te pozicionohemi pro interesave tona e jo te vetflijohemi duke bere luften e ndergjegjes kulminante perderisa serbia na ka drejtuar tankat e bajonetat e Evropa kerkon me ngulm ti hedhim poshte tfurqet e sepatat me te cilat metojme te mbrohemi. Ne nuk behemi Srebrenice!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat