Kryeministri Rama anulon vizitën në AAK

Aktuale

Kryeministri Rama anulon vizitën në AAK

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 11:02
Foto ilustrim

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka anuluar takimin e paraparë të mbajë me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradina në vazhdën e takimeve të tij me liderët politik të Kosovës.

Ky takim ishte paraparë të zhvillohej në orën 11:00 në selinë e AAK-së.

Ky anulim vjen pas deklaratës së Haradinajt i cili e ka refuzuar takimin me kryeministrin e Shqipërisë.

“Është e pamundur me u takua i padituri me paditësin. Kjo s’ka kurrfarë logjike. Nuk ndihem mirë që si i paditur të takohem me askënd e as me zotin Edi Rama”, ishte përgjigja e Haradinajt mbrëmë në një televizion pas pyetjes nëse do të pranonte takimin me Ramën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat