​Kuçi priti ambasadorin norvegjez Grondahl

Aktuale

​Kuçi priti ambasadorin norvegjez Grondahl

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 14:33
​Kuçi priti ambasadorin norvegjez Grondahl

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Blerim Kuçi ka pritur sot në takim ambasadorin e Norvegjisë në Prishtinë, Jens Erik Grondahl, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin mes dy vendeve mike, me theks të veçantë gjendjen ekonomike në Kosovë, e krijuar si pasojë e Covid-19.

Kuçi e ka falënderuar ambasadorin Grondahl, për mbështetjen e vazhdueshme që Norvegjia i ka dhënë dhe po ashtu do të vazhdojë t’i jep Kosovës dhe e njoftoi për veprimet që po ndërmerr Qeveria e Kosovës për rimëkëmbjen ekonomike të vendit.

Kuçi dhe Grondahl shprehen gatishmërinë që të thellojnë edhe më tej bashkëpunimin, në veçanti në fushën e zhvillimit ekonomik, pasi është nevojë emergjente pas gjendjes së krijuar në ekonominë e Kosovës, e goditur rëndë nga Covid-19.

Ambasadori Grondahl ka premtuar se të gjitha projektet rajonale dhe lokale, do të kenë mbështetje gjithëpërfshirëse në rimëkëmbjen ekonomike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat