Acarohen sindikalistët e arsimit: Në shtator u kthehemi grevave!

Aktuale

Acarohen sindikalistët e arsimit: Në shtator u kthehemi grevave!

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 16:43
Rrahman Jashari

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) Rrahman Jashari e ka quajtur të papranueshëm vendimin fundit të Gjykatës Kushtetuese për pavlefshmërinë e ligjit të Pagave në sektorin publik.

Jashari  ka thënë se së shpejti bashkë me sindikatat tjera të sektorit privat do të vendosin për hapat e mëtutjeshëm që do t’i ndërmarrin lidhur me këtë çështje.

Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë e sërishme të një greve.

Jashari paralajmëron se muaji shtator kur edhe pritet të fillojë viti i ri shkollor të nis me probleme.

“Për ne është një lajm i keq. Është pritur me vite që ky Ligj të bëhet. Kam frikë që shtatori mund të fillojë me telashe. Ngase mësimdhënësit do të jetë shumë të zhgënjyer, pasi e kanë pritur me vite këtë Ligj. Në shtator mund edhe të mos fillojë mësimi si duhet por të fillojë me grevë”, tha Jashari.

Gjykata Kushtetuese e ka shpallur të pavlefshëm Ligjin për Pagat në sektorin publik, duke e pranuar kërkesën e Avokatit të Popullit pas ankesave të disa sindikatave.

Pas dy pezullimeve, Gjykata ka vendosur që ky ligj në tërësi nuk është në përpuethshmëri me disa nene të Kushtetutës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat