Flet Arben Gashi pasi u infektua me koronavirus, kjo është gjendja e tij

Aktuale

Flet Arben Gashi pasi u infektua me koronavirus, kjo është gjendja e tij

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 11:26
Arben Gashi

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi tash e katër ditë po qëndron në shtëpi, pasi bashkë me familjen e tij u infektuan me COVID-19.

Gashi ka thënë se e ka dërguar në Kuvendin e Kosovës një listë të personave me të cilët kishte pasur kontakt.

“Sekretarisë së Kuvendit ia kam dorëzu një listë të njerëzve që i kam kontaktu”, ka thënë Gashi.

Tutje, ai nuk ka dashur të flasë për gjendjen e tij shëndetësore.

“S’jam i interesuar të flas për këtë temë me thënë të drejtën”, ka thënë Gashi.

Të dielen, vetë Gashi përmes një postimi në Facebook njoftoi për infektimin, duke treguar edhe për simptomat që i ishin shfaqur.

“Të nderum miq, me simptoma të lehta si kokëdhembje e temperaturë, dje shkova të testohem në repartin e Infektives. Unë dhe familja ime dje rezultuam pozitiv me COVID-19, dhe për pasojë, do të jemi në izolim shtepiak dyjavor. Faleminderit!”, kishte shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat