PDK-ja hyn në Qeverinë Hoti? Deklarohet përfundimisht partia e Veselit

Aktuale

PDK-ja hyn në Qeverinë Hoti? Deklarohet përfundimisht partia e Veselit

Nga: A.Zh Më: 1 korrik 2020 Në ora: 12:55
Avdullah Hoti, Kadri Veseli

Sot në media është raportuar se Partia Demokratike e Kosovës, do të futet së shpejti në Qeverinë e udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Por, një mundësi e tillë është hedhur poshtë nga partia e Kadri Veselit, përcjell Bota sot.

Zyrtari për media në PDK Avni Bytyçi, ka konfirmuar se lajmet e tilla janë vetëm spekulime, pasi PDK-ja do të mbetet në opozitë.

Ai ka thënë se deri më tani nuk është diskutuar kjo temë e hyrjes në qeveri, në asnjë nivel vendimmarrës të partisë.

Reagimi i Bytyçit në Facebook:

Partia Demokratike e Kosovës, është parti opozitare.

Deri më tani, nuk është diskutuar kjo temë e hyrjes në qeveri, në asnjë nivel vendimmarrës të partisë.

Çdo gjë që është duke u përfolur deri tani nëpër media, është vetëm në nivel të spekulimeve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat