Kurti uron Elez Biberajn për emërimin ushtrues detyre i drejtorit të VOA-s

Aktuale

Kurti uron Elez Biberajn për emërimin ushtrues detyre i drejtorit të VOA-s

Nga: G.B Më: 1 korrik 2020 Në ora: 17:34
Albin Kurti dhe Elez Biberaj

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka uruar Elez Biberajn për emërimin ushtrues detyre Drejtorit të Zërit të Amerikës.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti uruar me fjalët më të mira Biberajn, duke thënë se që nga vitit 1986 kur ai u bë pjesë e Zërit të Amerikës, depërtoi brenda botës dhe realitetit shqiptar duke treguar të vërtetën, edhe kur ajo ishte e hidhur apo e trishtë, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Për emrin e tij kam dëgjuar nga radio aparati qysh në fund të viteve ‘80. Një zë unik i së vërtetës në një kohë të vështirë për të gjithë shqiptarët.

Zëri i Amerikës transmeton në gjuhën shqipe pandërprerë që nga viti 1951, kurse z. Elez Biberaj i është bashkuar Zërit të Amerikës në vitin 1980 si gazetar ndërkombëtar në radio në shërbimin shqip. Nga viti 1986 deri në 2004 Biberaj shërbeu si drejtor në shërbimin shqip të Zërit të Amerikës dhe në vitin 2006 u emërua drejtor i Divizionit për Euroazi.

Dje, z. Biberaj është emëruar ushtrues detyre i Drejtorit të Zërit të Amerikës.

Si Drejtor i shërbimit shqip, z.Biberaj depërtoi brenda botës dhe realitetit shqiptar duke treguar të vërtetën, edhe kur ajo ishte e hidhur apo e trishtë.

Për shqiptarët e shtypur nën regjimin komunist në Shqipëri, Zëri i Amerikës ishte zëri i informacionit të lirë që promovoi ndryshimet e mëdha e për shqiptarët e okupuar të Kosovës dhe jashtë saj ai ishte zëri i zgjimit të ndërgjegjës së botës demokratike, zëri i ekspozimit të padrejtësisë ndaj shqiptarëve dhe promovimit të kauzës së tyre të lirisë.

Urojmë promovimin e z. Biberaj në pozitën e ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Zërit të Amerikës, duke i dëshiruar sukses në misionin e tij për të vazhduar punën për informimin e drejtë e të vërtetë për shqiptarët dhe për të gjithë popujt e shtetet që angazhohen për liri, drejtësi dhe zhvillim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat