Zyrtari i VV-së thotë se përveç Arben Gashit, i infektuar me COVID-19 është edhe Kujtim Shala - Bota Sot
Zyrtari i VV-së thotë se përveç Arben Gashit, i infektuar me COVID-19 është edhe Kujtim Shala

Aktuale

Zyrtari i VV-së thotë se përveç Arben Gashit, i infektuar me COVID-19 është edhe Kujtim Shala

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 18:26
Kujtim Shala

Ditë më parë u konfirmua se deputeti i LDK-së, Arben Gashi është në mesin e të infektuarve me COVID-19.

Si pasojë e kësaj i njëjti bashkë me familjarë janë vetizoluar.

Por Adnan Rrustemit nga Lëvizja Vetëvendosje tha se i infektuar me koronavirus është edhe Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Këtë Rrustemi e deklaroi në T7, ndërsa media ka tentuar të marrë një përgjigje nga vetë deputeti Shala, por i njëjti nuk është përgjigjur.

Duhet përkujtuar që numri përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë është 2 mijë e 878 persona, ku 52 humbën jetën e 1 mijë e 577 persona janë shëruar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat