Ambasadori gjerman krenar për 171 milionët e BE-së për Kosovën: Ne veprojmë, s’kemi veç fjalë

Aktuale

Ambasadori gjerman krenar për 171 milionët e BE-së për Kosovën: Ne veprojmë, s’kemi veç fjalë

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 20:07
Ambasadori gjerman

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, është shprehur krenar për 171 milionë eurot që Bashkimi Evropian ia ka ndarë Kosovës.

Nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Twitter, Heldt ka thënë se BE’ja s’ka vetëm fjalë, por vepron.

“Ne, si BE dhe si shtete anëtare, do të vazhdojmë të angazhohemi për punë serioze. Por, angazhimit këtu i duhet bazë e fortë në BE”, është shprehur ai.

“Prandaj, është prioritet kryesor i Gjermanisë si kryesuese e BE’së, bashkë me rimëkëmbëjen”, ka thënë Heldt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat