Hoti: Miratimi i Deklaratës Kushtetuese është akt themeltarë

Aktuale

Hoti: Miratimi i Deklaratës Kushtetuese është akt themeltarë

Nga: E.R Më: 2 korrik 2020 Në ora: 09:57
Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka uruar delegatët e Kuvendit të për miratimin e Deklaratës Kushtetuese.

‘’Sot i urova delegatët e Kuvendit të 2 Korrikut 1990 për miratimin e Deklaratës Kushtetuese, me të cilën Kosova shpallej njësi e veçantë, në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave’’, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij Facebook, transmeton ‘’Bota sot’’.

Postimi i tij i plotë në Facebook

Urime 30-vjetori i Deklaratës së 2 Korrikut!

Sot i urova delegatët e Kuvendit të 2 Korrikut 1990 për miratimin e Deklaratës Kushtetuese, me të cilën Kosova shpallej njësi e veçantë, në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave.

Miratimi i kësaj deklarate ishte pa dyshim një akt themeltarë, me rëndësi vendimtare për historinë më të re të Kosovës e të popullit shqiptar!

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat