​Hoti nuk tregon emrat e anëtarëve të Këshillit të ekspertëve për dialogun me Serbinë

Aktuale

​Hoti nuk tregon emrat e anëtarëve të Këshillit të ekspertëve për dialogun me Serbinë

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 14:09
Avdullah Hoti

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti sot pas nënshkrimit të një marrëveshje me Ambasadën britanike për emërimet në pozitat e larta drejtuese ka folur edhe rreth dialogut Kosovë-Serbi.

I pyetur për përbërjen e Këshillit të ekspertëve për dialogun me Serbinë, Hoti nuk ka treguar emrat, por tha se do të ketë edhe një koordinator shtetëror që do të emërohet së shpejti.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës, një ditë më parë ka marrë vendim për të themeluar Këshillin e Ekspertëve për dialogun me Serbinë, i cili do të funksionojë në kuadër të Zyrës së kryeministrit.

Detyrë e anëtarëve të këshillit do të jetë përpilimi i analizave specifike dhe këshillimi i kryeministrit dhe qeverisë për çështjen e dialogut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat